array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Nenad Rashiq - Foto: REL/Courtesy image

Aktakuza për faljen e hidrocentraleve, Rashiq nuk dorëhiqet siç kishte premtuar

Deklarata

Nuk mund të paramendoj vetën, të qëndroj dhe të jem pjesë e parlamentit ose qeverisë e të kem aktakuzë.

Nenad Rashiq

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Nenad Rashiq është duke u ballafaquar me akuzat e Prokurorisë Speciale për faljen e 4 hidrocentrale. Rashiq kishe deklaruar se do të jep dorëheqje nëse ndaj tij do të ngritët aktakuzë. Aktakuza është ngritur me 10 prill dhe ai ende nuk është dorëhequr. Aktakuza ende nuk është konfirmuar nga Gjykata. Deri në mbajtjen e seancës fillestare mund të shkojë edhe 1 muaj. Mbetet të shihet nëse pas konfirmimit të aktakuzës, Rashiqi do të dorëhiqet

Artikulli

Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kaluar ngriti aktakuzë ndaj 4 ish-ministrave të qeverisë Thaçi 2 për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të distribucionit të KEK-ut.

Njëri nga të akuzuarit është edhe Nenad Rashiq, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit të 2019, në një intervistë për KALLXO.com, Nenad Rashiq kishte deklaruar se nuk ta paramendonte vetën të jetë pjesë e Qeverisë ose Parlamentit në rast se ka aktakuzë.

“Nuk mund të paramendoj vetën, të qëndroj dhe të jem pjesë e parlamentit ose qeverisë e të kem aktakuzë. Kështu që nuk besoj”, kishte deklaruar Nenad Rashiq në një intervistë për KALLXO.com para zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019.

KALLXO.com ka kontaktuar për dy ditë radhazi këshilltarin e kryeministrit, Nenad Rashiq, por i njëjti nuk ka dashur të jep përgjigje.

Rashiq as nuk e komentuar aktakuzën e tij e as nuk është përgjigjur nëse do të jap dorëheqje.

KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu nëse Kryeministri Albin Kurti do të shkarkojë këshilltarin e tij, mirëpo ata nuk kanë pasur përgjigje në lidhje më këtë.

Përveç Nenad Rashiqit që është pjesë e kabinetit Kurti, me të njëjtën aktakuzë përballet edhe deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila.

Rashiq në kohën për të cilën po përballet me akuzën e Prokurorisë Speciale ka qenë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar edhe me protesta privatizimin e KEK-ut.

Në këtë aktakuzë janë të akuzuar 19 persona, në mes tyre, ish ministrat Besim Beqaj e Dardan Gashi, Ish drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj e të tjerë.

Aktakuzë për ish-ministrat e ‘Qeverisë Thaçi 2’ për faljen e Hidrocentraleve