array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Foto: REL/Shutterstock

A do të vijnë vaksinat e para kundër COVID-19 në muajin shkurt?

Deklarata

Avdullah Hoti (06.01.2021)- “Presim që vaksinat e para të vinë në shkurt”

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Krypometri do të monitorojë nëse ky zotim do të realizohet

Artikulli

Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të arrijnë në Kosovë vaksinat e para anti COVID-19, institucionet e Kosovës kanë thënë se qytetarët e parë do të vaksinohen në muajin shkurt.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, me datën 6 janar ka thënë se vaksinat e para anti COVID-19 pritet të vijnë në muajin shkurt, ndërsa sipas parashikimeve pritet që të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës.

“Kjo na jep mundësinë që të vaksinojmë një pjesë të konsiderueshme. Dje janë konkretizuar bisedat për 535 mijë vaksina, janë konkretizuar bisedat më Austrinë për 600 mijë vaksina. Kemi siguruar edhe buxhetin dhe janë ndarë 40 milion euro për vaksinën anti-covid. Presim që vaksinat e para të vinë në shkurt”, kishte theksuar Hoti.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në të njëjtën ditë tha se gjatë këtij muaji (janar) finalizohet marrëveshja mes MSH dhe kompanisë Pfizer në mënyrë që vaksinimi të fillojë në muajin shkurt.

“Gjatë kësaj jave MSH dhe kompania Pfizer do të finalizoj marrëveshjen dhe në muajin shkurt do të filloj vaksinimin. Me qëllim të vaksinimit të suksesshëm instituti ka përcaktuar edhe grupet për vaksinim, të gjithë qytetarët që duhet të vaksinohen do të vaksinohen dhe tanimë kjo është e siguruar, vaksina do të jepen falas për popullatën”, kishte deklaruar Zemaj.

Por, ende nuk ka një zyrtarizim të marrëveshjes për sigurimin e vaksinës anti COVID-19 nga kompania Pfizer, ndërsa nuk ka datë nga Qeveria e Kosovë as se kur do të vijnë vaksinat nga prodhuesi COVAX.

Pfizer dhe BioNTech nuk kanë konfirmuar nëse kanë arritur marrëveshje me Kosovën për sigurimin e vaksinës anti COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Në një përgjigje të datës 8 janar për BIRN, ata kanë deklaruar se diskutimet me Qeverinë e Kosovës janë konfidenciale dhe se nuk mund të thonë asgjë në lidhje me deklaratat e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, se tashmë janë siguruar 500 mijë vaksina nga ky prodhues.

“Pfizer dhe BioNTech janë të përkushtuar për të sjellë këtë vaksinë për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës globale të shëndetit publik. Ne jemi në diskutime me Qeverinë në Kosovë për të siguruar qasje në vaksinë. Diskutimet me Qeverinë janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të njoftuar në kohën e tanishme”, thuhet në përgjigjen e Pfizer për BIRN.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë, të premten, përmes një komunikate kanë insistuar se kanë siguruar vaksinat nga prodhuesi Pfizer dhe se vaksinat e para do të vijnë në Kosovë në muajin shkurt.

“Lidhur me interesimin e mediave dhe të qytetarëve për vaksinat anti covid-19, Ministria e Shëndetësisë informon edhe një herë se ka marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 535 000 vaksinave kundër COVID-19. Përveç vaksinave nga Pfizer, siç edhe është bërë e ditur këtë javë, 600 000 vaksina të tjera janë siguruar përmes shtetit të Austrisë, derisa 720 000 doza të tjera do të merren falas nga mekanizmi COVAX. Vaksinat e para kundër COVID-19 do të arrijnë në Kosovë në muajin shkurt për të filluar me vaksinimin e grupeve prioritare dhe mundësia për vaksinim do t’u jepet të gjithë qytetarëve sipas Planit të imunizimit për COVID-19, të hartuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike,  i cili do të miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Projekti “Rritja e standardeve të gazetarisë përmes kontrollimit të fakteve” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë.

 Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e Internews Kosova/KALLXO.com dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar,Albany Associates, Media Centar Sarajevo apo Fondacionit për Informim, Media, Dialog dhe Edukim (KosovaLive/KIMDE).