Vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë

Zgjatet orari i vaksinimit kundër COVID-19 në Komunën e Prishtinës

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka marr vendim që të zgjasë orarin e vaksinimit për COVID-19.

Deri tani, orari i administrimit të vaksinës ka qenë 07:00-15:00 gjatë ditëve të punës dhe vikendit, kurse tani ka zgjatje orari deri në ora 19:00 në ditët e punës.

“Kujdesi Parësor Shëndetësor- Drejtoria e Shëndetësisë-Komuna e Prishtinës në koordinim me Komitetin për Vaksinim dhe Sekretarin e Përgjithshëm në MSH kemi vendosur që duke filluar nga dita e mërkurë me dt. 12.01.2022 të zgjasim orarin e vaksinimit në QMF Vll në Kalabr si vijon: E hënë – e premte nga ora 07:00-19:00 dhe e shtunë e diele nga 07:00-15:00”, thuhet në një njoftim të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Nga data 20 dhjetor, shërbimi për marrje të vaksinës për COVID-19 dhe asaj sezonale është vendosur në QMF në lagjen ‘Kalabria’ nga salla 1 tetori ku kishte qenë më herët.

Sipas të dhënave, me rritjen e rasteve ka edhe interesimin të shtuar për të marr dozën e tretë dhe atë përforcuese nga ana e qytetarëve.

Deri tani, në të gjithë Kosovën 49,2% e qytetarëve janë të vaksinuar me dozën e parë, 44,0% me dozën e  dytë dhe 1,2 % me dozën përforcuese dhe dozën e tretë.