Foto: Inspektorati i Kryeqytetit

Inspeksioni në Prishtinë me gjoba e konfiskim targash për automjete që marrin e zbresin udhëtarë vend e pavend

Inspektorati i Kryeqyteti përmes një aksioni ka shqiptuar gjoba dhe konfiskuar tabela ndaj automjeteve që u ndalën në vende të ndryshme për të marrë e zbritur udhëtarë.

Drejtoria e Inspeksionit përmes një njoftimi bëri të ditur se veprime të tilla, përpos që rrezikojnë udhëtarët, ndikojnë negativisht në komunikacion.

“Gjoba dhe konfiskim targash nga Inspektorati për të gjithë ata që ndalen vend e pavend për të marrë e zbritur udhëtarët, duke rrezikuar kështu në radhë të parë vet udhëtarët por edhe duke ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet”- thuhet në njoftim.

Tutje, kjo drejtori thekson se aksione të tilla do të vazhdojnë deri në vetëdijësimin e plotë të kompanive dhe ngasësve të mjeteve të transportit.