Prishtina, maj, 2023. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Erërat e forta, Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes gjatë ecjes në disa zona

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta si shkak i erërave të forta, të cilat po fryjnë më shpejtësi 70km/m.

Po ashtu u bë thirrje edhe për kujdes gjatë parkimit të makinave afër pemëve që ekziston rreziku i rënies së degëve.

“Keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”- thuhet në njoftim.

KALLXO.com raportoi për rënien e shtyllës së ndriçimit afër sallës “1 tetori” në kryeqytet.