Ish-imami shqiptar Almir Daci iu bashkua ISIS bashkë me familjen

Komandanti Shqiptar i ISIS Raportohet i Vdekur

Mediat në Shqipëri shkruan sot se ish-imami nga Pogradeci, Almir Daci, i cili ishte një ndër komandantët shqiptarë në radhët e ISIS, ka vdekur.

Media lokale citoi të afërmit e Dacit, duke thënë se bashkëshortja e 33-vjeçarit kishte konfirmuar vdekjen e tij, por mbetet e paqartë nëse ai ka vdekur në Siria apo në Irak, si dhe nëse ka vdekur në luftime.

Daci u largua nga vendi rreth 3 vite më parë duke marrë me vete edhe gruan dhe fëmijët duke iu bashkuar ISIS.

Ai mori vëmendje në Shqipëri, kur në qershor 2015, u shfaq në një video krahas terroristëve të tjerë nga Ballkani, duke kërcënuar për sulme në vendlindje.

Ish-imami nga fshati Leshnicë i Pogradecit dyshohet nga autoritetet e sigurisë në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij për të rekrutuar nga rrethinat e zonës.

Qeveria e Shqipërisë vlerëson se më shumë se 100 qytetarë u janë bashkuar grupeve luftuese në Siri dhe Irak – kryesisht ISIS dhe Al Nusra – duke përfshirë 13 gra dhe 26 të mitur.