Komuna e Kamenicës. Foto: Kallxo.com

Kamenica injoron ‘Plazmat’, por porosit 'Eurokrem' dhe 'Smoki'

Tenderi i hapur nga AQP-ja i cili pritet të kushtoj rreth 23.5 milionë euro, ka bërë që shumë institucione të furnizohen me artikuj ushqimor përmes tij.

Komuna e Kamenicës e cila udhëhiqet nga Qëndron Kastrati, ka porositur një varg produktesh me artikuj ushqimor.

Përkundër se disa komuna kishin zgjedhur produktin serb “Plazma” për furnizim, Kamenica ka kërkuar sasi nga një firmë tjetër e keksëve “Petit Beure” ose ekuivalentë 160 kilogram me origjinë nga Turqia.

 

 

Megjithatë nuk kanë shpëtuar pa porositur edhe sasi të produkteve serbe siç janë “Eurokrem” ose ekuivalent 80 kilogram dhe “Smoki” 1 mijë copa.

 

 

Por, komuna e Kamenicës në përgjigjet e saj për KALLXO.com ka sqaruar se listën e kanë pranuar nga AQP-ja e cila ka kërkuar nga komuna që të specifikojnë sasinë  e produkteve që ju nevojitet.

Margarita Rashiti, nga zyra për marrëdhënie me publikun e Komunës së Kamenicës tha se komuna vetëm e ka specifikuar sasinë pa e paragjykuar origjinën e produkteve.

“Artikujt që ju i keni përmendur janë pjesë e kësaj liste dhe komuna jonë vetëm ka specifikuar sasinë e tyre pa e paragjykuar origjinën. Vendosja e markave është kundërshtim me ligjin e Prokurimit Publik dhe presim që Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik i cili monitoron AQP-në të reagojë dhe t’i evitojë këto parregullsi”, thuhet në përgjigje.

KALLXO.com, ka selektuar edhe disa porosi që Komuna e Kamenicës i ka bërë në AQP.

Fide “Divella” ose ekuivalentë 120 kg, shpagetë ‘Divella’ ose ekuivalente 294 kg, “Vegetë” ose ekuivalentë 50 kg, 1 mijë e 120 copa pashtetë pule “Argeta” ose ekuivalentë nga 95 gram, peshk i konservuar “Sardina” ose ekuivalent 720 copa, djathë “ekuivalentë” me feta i konservuar paketimi 4 kg plastikë ose paketimi 4 kg plastikë ose në konaqe 138 kg si dhe Djath “Feta” ose ekuivalentë 140 kg.

 

 

Të gjitha këto porosi sipas zyrës për informim nga Komuna e Kamenicës janë bërë për 3 institucione publike që kanë nevojë për furnizim me artikuj ushqimor.

“Shtëpia e Komunitetit, Konvikti i nxënësve dhe Çerdhja publike ‘Filizat’ shërbejnë banorët me shujta ditore”, thuhet në përgjigje.

KALLXO.com ka shkruar për tenderin 23.5 milion të shpallur nga AQP-ja, për t’i furnizuar disa institucione të Kosovës me artikuj ushqimor.

Në tenderin, që është i ndarë në 9 llote dhe që pritet të kushtojë rreth 23.5 milionë euro, tek specifikat teknike ishin artikujt: “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta” por që pas tyre shkruhet edhe ekuivalentë.

KALLXO.com, ka shkruar se kjo Agjenci pas reagimit publik është angazhuar për t’i larguar nga lista vetëm prodhimet serbe, siç janë: “Smoki”, “Plazma” dhe “Eurokrem”.

KALLXO.com, ka siguruar qasje në kërkesat e Autoriteteve Kontraktuese për furnizim në këtë tender.

 

https://kallxo.com/komuna-qe-udhehiqet-nga-aak-ja-porositi-produkte-serbe/?fbclid=IëAR22iqKJqzDTOTTxo1Soxma1PqG7kg6gLE7rzzQevjOk9JlGsËDZz1bDxIo

 

https://kallxo.com/arsyetimi-i-komunes-se-gjakoves-per-porosine-e-produkteve-serbe/

 

https://kallxo.com/dokument-komuna-e-drenasit-kerkoj-te-bleje-plazma-e-euro-crem-serb/?fbclid=IëAR28pgXZC7f39B-CPYUokXJ00U1qtKBUijZjryrndhM5Juh-GY5_aYX69Fs

 

https://kallxo.com/komuna-e-drenasit-arsyetohet-per-porositjen-e-produkteve-serbe/?fbclid=IëAR2PEQ9SLhrfESBC_ëm3cACRFh6xbLNQUJIuzCnA242NJY-uPLp2a1GeL_c

.