Dedaj: Vijat e bardha në rrugë bëhen me qereç

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

_________________________________________________________________________________

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, në emisionin “Kallxo Përnime” tha se në rrugët rajonale dhe autostradat e Kosovës mungon 40% e sinjalizimit rrugor.

Dedaj ka thënë gjithashtu se kompanitë që i fitojnë tenderët për sinjalizimet vijat e bardha në rrugë i bëjnë me qereç.

“Kemi llojet e materialeve që bëhen në tender del materiali i sinjalizimit, ai material duhet të kalojë atestin edhe që mundet t’i bëjë ballë edhe kushteve atmosferike” – ka thënë Dedaj.

Ai shton se për siguri në rrugë roli i sinjalizimeve horizontale dhe vertikale është jashtëzakonisht i rëndësishëm për pranimin e informacionit të drejtuesve të mjeteve për marrjen e veprimeve, tejkalimeve etj.

“Në rast se s’ka sinjalizim gjatësor, atëherë ne e dimë që s’ka dukshmëri” – ka shtuar Dedaj.