LIVE në Kallxo Përnime - 'Bizneset pa Procedura'
24.11.2023 - 20:13
Në Kallxo Përnime po shfaqet debati “Bizneset pa Procedura”
Pse milionerët e ndërtimit nuk investojnë para në sigurinë e punëtorëve?
Një hulumtim i BIRN zbardh të dhëna shqetësuese.
Mbi 50% e bizneseve në Kosovë nuk kanë procedura me të cilat menaxhojnë stafin.
Brahim Selimaj, Naim Bajraktari, Zijavere Keqmezi, Kreshnik Gashi debatojnë për mungesën e investimeve në siguri.
BIRN Kosova të premten publikoi raportin “Menaxhimi i Punëtorëve pa Procedura”.
Raporti i prezantuar nga BIRN trajton çështjet e menaxhimit të punëtorëve nga bizneset, sigurinë dhe shëndetin në punë si dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.