Halit Shaljani

Ish-hetuesi: Është bërë e zakonshme që secili të flas për korrupsion, por hetimi do prova

Halit Shaljani, ish-hetues për korrupsion, tash avokat ka thënë në Kallxo Përnime se ka shumë raste të korrupsionit që provat e prokurorisë janë të pamjaftueshme.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ka folur për rastet e bujshme të korrupsionit që trajtohen në media.

“Ka raste të bujshme për të cilat flitet mirëpo në brendinë e atyre rasteve nuk ka prova që është kryer vepra penale. Andaj publikimi edhe vërtetimi i provave kanë dallim të madh. Është bërë e zakonshme që secili të flas për raste të korrupsionit por kur fillon hetimi është e nevojshme të ketë prova të mjaftueshme” – tha Shaljani.

Ai shtoi se para se të ngritët aktakuza, shteti duhet të marrë informata të shumta.

“Shteti nuk duhet të ngutet me veprimet e tij dhe të arrestoj një person, të ngrit ndonjë aktakuzë, ta mbaj dikë në paraburgim dhe në fund i njëjti të shpallet i pafajshëm. Në rastet e tilla KGJK-ja i ofron 20 euro për natë gjatë mbajtjes në paraburgim, por mendoj që edhe nëse një person kompensohet me miliona euro nuk mendoj që është e barabartë me pjesën e tij të kaluar në qendrën e paraburgimit” – shtoi ai.