Gashi: Millan Radoiçiq ka kontrolluar shtetin e Kosovës dhe atë të Serbisë
“Millan Radoijçiq ka arritur ti kontrolloj dy shtete, atë të Serbisë dhe Kosovës” – kështu tha Kreshnik Gashi nga Kallxo.com në emisionin “Kallxo Përnime”.
Gashi ka thënë gjithashtu se Radoiçiqi dhe grupi i tij janë krijesa të shtetit serb dhe hapësirës që ia ka krijuar ky shtet.
“Po ashtu edhe toleranca që në një formë ia ka garantuar shteti i Kosovës me njerëz të krimit dhe korrupsionit të cilët kanë qenë, tu nis nga Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës e te poshtë. Po flasim për një njëri që ka mbërri me i kontrollu dy shtete. Ka mbërri me i kontrollu edhe policët e asaj zone edhe të kësaj zone dhe ka mbërri me i garantu vetës një hapësirë të sigurt për veprim dhe operim”- tha Gashi.
Tutje ai ka shtuar se bastisja që ndodhi tek tash në pronat e Radoiçiqit ka ardhur si pasojë e tragjedisë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit ditën e 24 shtatorit.
Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë një zyrtar policor, dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Ministri Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga villa dhe banesa luksoze të Radoiciqit që gjenden në afërsi të liqeni të Ujmanit. Prokuroria ka deklaruar se do të bëjë kërkesë për sekuestrim.
Kush është Millan Radoiçiq, lideri “nën hije” i serbëve të Kosovës?