Anëtarësia e SBASHK-ut voton kundër propozimit të deputetit Gola për fillim të mësimit dhe mos notim të nxënësve

Anëtarësia e Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) është takuar virtualisht për të diskutuar propozimin e deputetit dhe njëherit kryetarit të Komisionit për Arsim, Ardian Gola që të mësimi të fillojë të hënën dhe të mos vendosen nota tek nxënësit deri sa të gjendet një zgjidhje.

Por anëtarët e SBASHK-ut kanë votuar kundër propozimit të deputetit Gola.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Reshit Kushaj nga SBASHK-u.

“Anëtarët janë informuar gjatë ditës dhe këtë ide nuk e pranuan dhe rezultati doli se edhe më tutje mund të jem në grevë”-ka thënë Kushaj.

Tutje Kushaj  ka bërë të ditur se të pranishëm në takim kanë qenë deputeët Ardian Gola(LVV), Vlora Dumoshi (LDK), Albena Reshitaj (AAK), Enis Kervan (Grupi Parlamentar multietnik).

Gjatë takimit të sotëm në mes SBASHK-ut, Komisionit për Arsim, ministres Nagvaci dhe ministrit Hekuran Murati është diskutuar lidhur me grevën në arsim dhe në sektorin publik që ka filluar nga data 25 gusht.

Fundi i këtij takimi është përmbyllur me një lutje të kryetarit të këtij komisioni, Ardian Gola (LVV) ndaj sindikalistëve.

Ai ka kërkuar që fëmijët të kthehen në shkollë, por që atyre të mos u vendosen nota.

Deputeti i LVV-së me propozim për sindikalistët: Fëmijët të kthehen në shkollë, por të mos vendosen notat