Ramush Haradinaj - Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj shkarkoi zv/ministren Mikiç për deklaratat rreth NATO-s

Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinja ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e  Drejtësisë, Vesna Mikiç, pas deklaratave të saj për bombardimet e NATO-s në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook duke thënë se në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend për individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiç, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiç”, ka shkruar Haradinaj.

No photo description available.

Shkarkimin e Mikiq e kishte kërkuar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.

https://kallxo.com/ganimete-musliu-i-kerkon-haradinajt-ta-shkarkoje-menjehere-zevendesministren-serbe/

www.kallxo.com