Vërshimet në Mamushë

Tahir Ahmeti: Vërshimet mund të shkaktojnë dëme të paparashikueshme

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherit bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), thotë se vërshimet e mundshme që janë parashikuar nga IHMK mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

“Vërshimet e mundshme që janë parashikuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, hyn në kategorinë e vërshimeve të shpejta duke përfshirë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përrockat e vogla malore, por që mundë të shkaktojnë dëme të paparashikueshme”, tha Ahmeti.

Tutje ai thotë se IHMK ka informuar në kohën e duhur qytetarët dhe opinion në lidhje me zonat që mund të vërshohen.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në bazë të përgjegjësive ligjore që i ka, bazuar në ligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike, ka bërë paralajmërimin e duhur me dhënien e informatave në lidhje me vërshimet e mundshme që mundë të ndodhin në zona të ndryshme të vendit, ndërsa institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, në mënyrë që dëmët e mundshme të jenë sa më të vogla”, thotë Ahmeti.

Tahir Ahmeti – Foto: Facebook

Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë të diel paralajmëroi se gjatë ditëve të ardhshme në vend do të ketë vërshime për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Sipas njoftimit të IHMK vërshimet do të paraqiten nga data 14 maj dhe do të përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore të Kosovës.

Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme.

Ndërsa, Komuna e Malishevës ka filluar përgatitjen pasi që IHMK ka paralajmëruar vërshime në vend gjatë kësaj jave.

https://kallxo.com/malisheva-pergatitet-per-vershime/

 

https://kallxo.com/ihmk-tregon-se-ne-cilat-komuna-te-kosoves-mund-te-kete-vershime-te-shpejta/

.