Rezidenca e Ibrahim Rugovës në Velani. Foto: Kallxo.com

Shteti paguan shtatë rojtarë për familjen e Ibrahim Rugovës

Ndërtesa që shërbeu si Presidencë para dhe pas luftës hyn në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.

Rezidenca e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte përfshirë në vitin 2016 në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme sipas vendimit të marrë nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Ky vendim ishte marrë pas kërkesës që familja Rugova ia ka drejtuar Departamentit të Trashëgimisë Kulturore dhe Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës.

Por edhe pas kësaj kërkesë, privilegjet që i fitoi Rezidenca e presidentit Rugova dhe familja e saj nuk munguan edhe sot.

Në tetor të vitit 2017, me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qeveria kishte ndarë një buxhet prej  27 mijë e 857 euro për pagesën e punonjësve për “shërbime të veçanta” në rezidencën presidenciale Ibrahim Rugova e cila gjendet në lagjen Velania në Prishtinë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza kishte thënë se “e kemi obligim” për t’i ndarë këto mjete dhe se kjo shumë e parave ndahet nga rezervat e shtetit dhe pagesa bëhet përmes MKRS-së.

https://kallxo.com/qeveria-28-mije-euro-per-rezidencen-e-rugoves-ne-velani/

Në maj të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte prekur edhe një herë në rezervat e shtetit, për të ofruar një shumë për Rezidencën e Presidentit.

Atë kohë, qeveria ndau edhe 57,944 për rezidencën e familjes së ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në lagjen Velania në Prishtinë, propozim ky nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, e ndërsa ishte miratuar nga kabineti qeveritar.

Edhe në këtë arsyetim paratë ishin dhënë për pagesën “punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta” në këtë rezidencë.

https://kallxo.com/58-mije-euro-nga-rezervat-per-rezidencen-e-familjes-rugova-ne-velani/

Në shtator të vitit 2018 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ishte përkujdesur që të blejë lëndë djegëse-pelet në vlerë prej 9 mijë e 500 euro për rezidencën e familjes Rugova.

Kjo pagesë për lëndë djegëse apo pelet, ishte konstatuar si pagesë e parregullt në raportin e auditimit të realizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) për vitin 2017.

https://kallxo.com/ministria-e-kultures-paguan-peletin-per-shtepine-e-uke-e-mendim-rugoves/

Në tetor të vitit 2018, KALLXO.com kishte raportuar se peleti për rezidencën ‘Ibrahim Rugova’ është blerë nga qeverisja Haradinaj.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kishte hapur tenderin për blerjen e lëndës djegëse – pelet për rezidencën “Ibrahim Rugova” me 22 nëntor të vitit 2017, më shumë se dy muaj pas ardhjes së Ramush Haradinajt në krye të Qeverisë së Kosovës.

https://kallxo.com/peleti-per-rezidencen-ibrahim-rugova-eshte-blere-nga-qeverisja-haradinaj/

Më 6 nëntor të vitit të kaluar në një mbledhje të rregullt  Kryeministri Ramush Haradinaj kishte kërkuar nga ministri i Kulturës dhe ai i Financave që 12 punëtorëve të rezidencës dhe memorialit “Ibrahim Rugova” t’u jepen kontrata të rregullta, meqë ata punojnë me kontrata mbi vepër

https://kallxo.com/punetoret-ne-rezidencen-e-ibrahim-rugoves-paguhen-nga-buxheti-haradinaj-kerkon-kontrata-per-ta/

Një muaj më pas, KALLXO.com ishte interesuar se a do të hap konkurs pas kërkesës së kryeministrit Haradinaj, Ministria e Kulturës.

Kjo për faktin se Rezidenca Presidenciale Ibrahim Rugova në Velani ka të angazhuar 12 punëtorë me kontratë mbi vepër, ku shtatë prej tyre janë të angazhuar në pozitën e rojës, dy mirëmbajtës, dy ciceronë dhe një zyrtar për protokoll.

Ministria e Kulturës kishte zgjedhur heshtjen për pyetjet e KALLXO.com, në lidhje me hapjen e konkursit për 12 punëtorët e Rezidencës së Presidentit.

https://kallxo.com/ministria-e-kultures-nuk-tregon-nese-do-hapet-konkurs-per-12-punetoret-e-rezidences-ibrahim-rugova-ne-velani/

Rezidenca e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës edhe sot ‘mori’ para nga buxheti rezervë i Kosovës.

Kjo pasi që Kryeministri Ramush HAradinaj sërish në mbledhjen e rregullt të qeverisë, tregoi se Qeveria e Kosovës i ka ndarë edhe 57 mijë euro të tjera nga fondi rezervë për punëtorët që punojnë në rezidencën e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në lagjen Velania të Prishtinës.

https://kallxo.com/edhe-57-mije-euro-nga-rezervat-e-shtetit-per-oborrtaret-e-familjes-rugova/

Por jo vetëm shtëpia e punonjësit e Rezidencës së Presidentit patën privilegje nga qeveria.

Në dhjetor të vitit të kaluar, më saktësisht më 4 dhjetor në mbledhjen e 77-të të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim që bashkëshortja e ish presidentit Ibrahim Rugova, Fana të përfitojë nga buxheti i shtetit një pagë prej 1 mijë euro në muaj.

Po ashtu për bashkëshorten e ish-presidentit Ibrahim Rugova qeveria ka marr vendim që t`ia siguroj një veturë dhe një shofer personal.

https://kallxo.com/haradinaj-e-ben-me-rroge-veture-e-shofer-gruan-e-ish-presidentit-rugova/

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, vajza e ish- Presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugova ka deklaruar pasurinë e saj, pasi që e njëjta në 2014 ishte zgjedhur edhe si deputete në Kuvendin e Kosovës, ani pse paraqitjet e saja në kuvend janë të rralla.

Në AKK, Teuta Rugova ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 1 milion e 568 mijë eurove.

Në këtë pasuri hynë një shtëpi dhe një banesë që Rugova i ka deklaruar si trashëgimi dhe pronë të përbashkët.

Në pasurinë e luajtshme të Teuta Rugovës hynë një veturë vlera e së cilës është 25 mijë eurove dhe e deklaruar në emër të prindit.

Teuta Rugova nuk ka deklaruar se mbanë para të gatshme në institucione financiare, ndërsa ka deklaruar se ka detyrime ndaj institucioneve financiare vlera e së cilave është 23 mije eurove.

Teuta Rugova ka deklaruar se të hyrat vjetore të saj në  deklarimin e saj të vitit 2017 kanë qenë 21 mijë e 427 euro ndërsa mëditjet kanë qenë 800 euro.

Gjithashtu Teuta Rugova ka deklaruar edhe të hyrat vjetore të prindit të saj në AKK, paga e së cilës është 2 mijë e 100 euro burimi i të cilave është presidenca, gjithashtu në të hyrat vjetore të prindit ajo ka deklaruar se merr pagë prej 400 eurove për muaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për privilegjet që vazhdojnë t`i gëzojnë anëtarët e familjes së ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova – LINK