Gjini: Barazia gjinore në komunë nuk bëhet me automatizëm

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se respektimi i Ligjit për Barazi Gjinore në qeverisje lokale është sfiduese.

Sipas Gjinit në rastet e koalicioneve politike, është problematike të binden për respektimin e përfaësimit 50 për qind të të dy gjinive.

“Në aleancë e kemi pas një kuotë tonën dhe ne nëpër komuna bëjmë koalicione. Është negocim i zorshëm me i thanë një partie tjetër duhesh mi bo 2 gra. Duhet të dijmë që kur kemi ligje që të detyrojnë me negociu është problem. Disa ligje është problematik me i implementu me automatizëm”, tha Gjini.

Ai në tryezën e organizuar për barazi gjinore kërkoi që komunave që arrijnë të respektojnë këtë ligj t’iu ipen shpërblime nga ana e MAPL-së.

“Te zbatimi i barazisë gjinore është zor, me të vërtetë zor sepse na implikon në çështje tjera, na komplikon punën dikah tjetër. Por me insistu është në rregull dhe duhet të insistojmë. Mirëpo përpos shkopit duhet me pas edhe karrota pra shpërblim për ata që e respektojnë”, tha Gjini.

 

 

 

 

20 Dhjetor 2018 - 21:50

Kallxo 20/12/2018 - 21:50
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend