Vendi për të ngrënë

Po ia blen për ta kërkuar atë nëse doni peshqit dhe ushqim deti më të mirë në qytet.

Në shikim të parë, restoranti nga jashtë duket si çdo restorant tjetër në qytet, por kur hysh brenda ju do të ndjeni mirëseardhjen e ngrohtë të personelit të saj dhe atmosferën e këndshme.

Unë nuk jam e sigurt se sa i zënë është restoranti në kohë të darkës, por në drekë vendi është i qetë, duke ju lënë të zgjidhni tryezën tuaj dhe e keni vëmendjen e plotë të kamerierit. Unë vendosa drejt për gjellën kryesore, porosita Levrek, e cila u përgatit me një shpejtësi të hatashme.

Peshku ishte i skuqur tamam ashtu siç duhet dhe u shoqërua me perime te lloj llojshme. Pjata kushtonte 8 euro, kurse një kilogram Levrek kushton 20 euro.

Ju mund te gjeni opsione tjera te ushqimit te detit dhe peshk te ndryshme si lloj krapi, gocë kuqe, salmon etj.

Sallatat mund ti porositni prej frutti di mare, sallata greke apo italiane dhe natyrisht sallata Taunita. Nga ushqimi i detit Taunita gjithashtu ofron calamari te mbushur dhe karkaleca deti të pjekur. Traunita është definitivisht më e mira në qytet për ushqim deti si dhe vet restoranti nuk është aspak zhgënjyes

 

 

Taunita
Rr. “Rexhep Mala,”
044 19 89 62
(te menza e studentëve)

dhe 044 43 23 57
Albi Mall/Veternik