Uganda e Njeh Pavarësinë e Kosovës

Shteti afrikan i Ugandës e ka njohur Republikën e Kosovës, pikërisht në katëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë shtypi, Jetlir Zyberi, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Uganda, e cila ka më shumë se 30 milionë banorë, bëhet shteti i 88-të i Kombeve të Bashkuara që e njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Pacolli në këtë konferencë ka prezantuar edhe notën verbale me të cilën konfirmohet se Uganda e ka njohur realitetin e ri të krijuar pas 17 Shkurtit 2008.