Udhëzimi administrativ i qeverisë, naftëtarëve u lejohet fitimi deri në 12 centë për litër
Nëpërmjet udhëzimit administrativ, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar se marzha tregtare e lejuar (fitimi) për naftëtarët në Kosovë është 2 centë për litër për shitësit me shumicë dhe 12 centë për litër për ata me pakicë.
Udhëzimi i cili mbetet në fuqi për 30 ditë, rendit edhe masat tjera mbrojtëse si detyrimet për ministrinë përgjegjëse që merret me tregun e naftës, subjektet, shitësit dhe institucionet tjera të cilat janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi.
Sipas ekzekutivit, ky udhëzim, ka për qëllim të mbrojë për fitim për naftëtarët, konsumatorin, konkurrencën dhe të mënjanoj për fitim për naftëtarët, çrregullimin e çmimeve në treg.
Aktualisht në Kosovë çmimi për një litër naftë është rreth 1.90 euro.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka publikuar udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtritshme dhe masat tjera mbrojtëse.
Udhëzimi Administrativ përbëhet prej gjithsej 9 neneve, që flet qëllimin e tij, fushëveprimin, vendimmarrjen e deri tek hyrja në fuqi.
Sipas nenit të parë, ky udhëzim administrativ ka për qëllim të përcaktoj mënyrën e rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës dhe të karburanteve të ripërtritshme si dhe vendosjes së masave të tjera mbrojtëse.
Ky udhëzim zbatohet ndaj institucioneve të naftës dhe subjekteve që merren me veprimtari nafte dhe zbatohet vetëm ndaj karburanteve të përdorshme në transport.
Në nenin 3 të këtij udhëzimi, thuhet se rregullimi i çmimeve dhe masave tjera mbrojtëse vendosen për të mbrojtur konsumatorin, konkurrencën dhe për të mënjanuar çrregullimet e çmimeve në treg.
Po cilat janë shkaqet e këtij rregullimi?, Në pikën 2.1 të këtij neni thuhet se janë:
2.1. mungesa e papritur dhe e vazhdueshme e produkteve të naftës ose karburanteve të ripërtërishme;
2.2. fatkeqësia natyrore;
2.3. mospërshtatja e çmimeve vendore me lëvizje të mëdha të çmimeve në tregun botëror;
2.4. dallimi i pajustifikueshëm i çmimeve vendore nga çmimet në vendet fqinje.
Për çdo litër naftë të shitur 2 deri 12 centë marzha e lejuar
Me nenin 4 të këtij udhëzimi, paragrafi 1, çmimet mund të rregullohen duke caktuar marzhën maksimale të lejuar, ku për cdo litër naftë të shitur me shumicë, marzha maksimale e lejuar është 2 euro centë, ndërsa për cdo litë naftë të shitur me pakicë marzha maksimale e lejuar është 12 centë.
Marzha tregtare paraqet ndryshimin në mes të çmimit të shitjes dhe çmimit të furnizimit.
Në çmimin të furnizimit nënkuptohet, shuma e kostove si: çmimi i blerjës, kostoja e transportit e llogaritur sipas Udhëzimit administrativ (QRK) nr. 06/2015 për përcaktimin e kostos së shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara, akcizat, detyrimet doganore, kostoja e zhdoganimit, që përfshin koston e terminalit doganor dhe shpedicionit, koston e matjes së cilësisë, si dhe koston tjetër të faturuar lidhur me zhdoganimin e produktit, tatimi mbi vlerën e shtuar.
Mirëpo Qeveria mund t’i ndryshoj vlerat e marzhës sipas inflacionit.
Ndërsa në nenin pasues të udhëzimit thuhet se rregullohet çmimi makismal i lejuar i shitjes për secilin produkt, që nënkupton çmimin mesatar të furnizimit plus 12 euro centë.
Për çmimin mesatar të dizellit, kryeministria tregon për sasinë që importohet
“Çmim mesatar i furnizimit për dizelin domethënë mesatarja e çmimeve për litër me të cilët janë importuar dhjetë milionë (10.000.000) litrat e fundit, me evidence ditore nga Dogana e Kosovës.”, thuhet në udhëzim.
Ndërsa çmim mesatar i furnizimit për çdo karburant përpos dizelit domethënë mesatarja e çmimeve për litër me të cilët janë importuar një milion litrat e fundit të produktit me evidence ditore nga Dogana e Kosovës.
Çmimi maksimal llogaritet çdo ditë dhe publikohet para orës 10 ndërsa hynë në fuqi në ora 10të.
Masa tjera mbrojtëse
Me këtë udhëzim parashihen edhe masa tjera mbrojtëse. Në nenin 6 të udhëzimit administrativ thuhet se mund të vendosen masa mbrojtëse si: detyrimi i subjekteve për t’u furnizuar me produkte dhe për t’i ofruar për shitje si para vendosjes së masave, detyrimi i shitësit për ta njoftuar blerësin për çmimin e furnizimit dhe marzhën tregtare, raportimi përmes një sajti zyrtar i çmimeve në bursën ndërkombëtare, te shitësit me shumicë jashtë vendit dhe te shitësit në tregun vendor, mbikëqyrja e shtuar inspektuese; paraqitja e përshpejtuar e rastit te Autoriteti i Konkurrencës, kur ka dyshime për cenimin e konkurrencës së lirë, masa tjetër e rekomanduar nga organizatat përgjegjëse ndërkombëtare.
Kush merr vendim për rregullim të çmimeve?
Sa i përket vendimmarrjes, në këtë udhëzim respektivisht në nenin 7, thuhet se rregullimi çmimeve dhe masat tjera mbrojtëse vendosen me vendim të ministrit përgjegjës, ndërsa vendimin e nxjerr Qeveria, nëse objektivi ose shkaku i rregullimit të çmimeve dhe masave të tjera mbrojtëse nuk ka të bëjë me fushëveprimin e ministrit përgjegjës për tregun e naftës. Vendimi mbetet 90 ditë në fuqi pëvec nëse përveç nëse shprehimisht përcakton ndryshe.
Ministria përgjegjëse për tregun e naftës, monitoron zbatimin dhe përshtatshmërinë e vendimit në bashkëpunim me Doganën, Administratën Tatimore dhe institucionet tjera përkatëse.
Ndërsa mbikëqyrja e zbatimit të këtij vendimi bëhet nga inspektorati i tregut dhe inspektorët e tregut në nivel komunal, në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.
Me dispozitat kalimtare të këtij vendimi, thuhet se pavarësisht nga neni 7 ku fletë për vendimarrje, vendosën menjër çmimi maksimal i lejuar dhe detyrimi i subjekteve për t’u furnizuar me produkte dhe për t’i ofruar për shitje si para vendosjes së masave, detyrimi i shitësit për ta njoftuar blerësin për çmimin e furnizimit dhe marzhën tregtare, paraqitja e përshpejtuar e rastit te Autoriteti i Konkurrencës, kur ka dyshime për cenimin e konkurrencës së lirë, dhe mbetën në fuqi 30 ditë.