Sipas raportit të ASK dhe UNFPA, Kosova do të ketë rënie të numrit të banorëve – Foto: Rtv21

Statistikat sociale që pritet ta sfidojnë Qeverinë e re

Në kohën kur Kosova po ballafaqohej me rënie ekonomike, rënie të të hyrave e shkurtim të vendeve të punës, nevoja për ndihmë po rritej. Statistikat sociale të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë se ka rritje të kërkesave. Vetëm për tre muaj u shpenzuan mbi 129.4 milionë euro.

Në përmbylljen e vitit që shkoi, pati rritje të numrit të familjeve të varfra e më shumë anëtarë. Komuna e Mitrovicës është komuna që ka më shumë familje në nevojë. Gjithashtu është rrit edhe numri i pensionistëve që marrin pensionin bazë të pleqërisë e kontribut-pagues me numër më të madh nga Prishtina. Sipas nacionaliteti, 81 për qind e pensionistëve që marrin pensionin e pleqërisë janë shqiptarë, ndërsa përqindja tjetër i përkasin nacionaliteteve tjera. Ndërsa tek pensionet kontribut-pagues përqindja shkon në 98 për qind me 2 për qind.

Luhatje të numrit të pensionistëve pati edhe te skemat e pensioneve që dalin nga lufta dhe ushtria. Sipas komunave, më shumë përfitues të pensionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nga kryeqyteti. Pensionistë, ish pjesëtarë të Trupave Mbrojtjes të Kosovës më shumë janë nga komuna ne Skenderajt, ndërsa numri më i madh i përfituesve të pensionit të veteranit janë nga Komuna e Deçanit.

Vetëm në tremujorin e fundit të 2020-ës, shpenzimet për pensionet dhe skemat tjera sociale ishin mbi 129.4 milionë euro apo më të larta për 17.3 milionë euro në raport me periudhën e njëjtë të 2019-ës.

Në hall me varfërinë

Familjet të cilat përzgjedhen në bazë të kritereve që parashihen me ligj, përmes skemës së ndihmës sociale u ofrohet ndihmë e përkohshme financiare nga shteti.

Në Kosovë, evidentohet se janë mbi 25 mijë e 600 familje.

“Bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2020, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte 25,679 familje. Numri më i madh i familjeve ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,392 apo 9,3 % e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raport. Këto familje kanë gjithsej 103,189 anëtarë.

Deri në muajin shtator të tremujorin paraprak, numri i familjeve që kërkonte ndihmën e shteti sa ishte  24,496. Numri i familjeve ka shënuar rritje deri në muajin e fundit të 2020-ës. Ky numër është më i lartë për 1,183 familje më tepër dhe me 4,199 anëtarë më shumë.

Në muajin shtator u evidentuan 98,990 anëtarë.

Numër më i lartë i familjeve me asistencë sociale është edhe nëse krahasohet me evidencën e muajin dhjetor të vitit 2019. Në muajin  dhjetor të atij viti ishin 24,352 me gjithsej 98,756 anëtarë.

Trend rritës ka shënuar edhe skema për mbështetje materiale, familjeve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta. Në tremujorin e fundit të vitit që shkoi  evidentohen 2,436 familje përfituese që në raport me tre muaj më parë, ky numër është për 103 familje më tepër sa ishin gjithsej 2,333.

Numër më i madhe të familjeve përfituese është edhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në tre muajt tetor-dhjetor, evidentohet se ishin 2,276 familje që kishin fëmijë me nevoja të veçanta.

Shtohet numri i pensionistëve

Nga skemat pensionale rezulton se numri i përfituesve të pensioneve bazë të moshës, në përmbylljen e vitit 2020-të,  ishin 142, 280 ndërsa nga skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës ishin 49, 451 përfitues.

Një person, shtetas i Kosovës, i cili ka mbushur 65 vjet, gëzon të drejtën pensionit minimal prej 90 eurosh në muaj. Ndërsa, përveç moshës prej 65 vjeç, personat që kanë kontribuar për pensionet e tyre që ndryshe njihen si kontribut-paguese, në bazë të dispozitave ligjore  kategorizohen.

Siç thuhet në raport, për pensionistët e pa arsimuar apo atë fillorë gëzojnë pensionin deri në 182 euro në muaj, në kategorinë e dyte hyjnë pensionistët me arsimim të mesëm me 198 euro në muaj, pensionistët me arsimim të lartë gëzojnë 214 euro pension në muaj, ndërsa në kategorinë  katër bëjnë pjesë pensionistë të cilët kanë arsimim universitar 265 euro.

Më shumë përfitues të pensionit bazik të pleqërisë janë nga komuna e Prishtinës

“Bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2020, numri i përfituesve nga skema e pensioneve bazike të moshës ishte 142,280. Numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Prishtinës me gjithsej 14,414 apo 10,1 % e numrit të përgjithshëm”, bën të ditur raporti.

Ky numër është më i lartë për 222 pensionistë më tepër në raport me të dhënat e tremujorit paraprak.  Ndërsa në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019, numri i qytetarëve që e kanë arrit 65 vjeç dhe gëzojnë të drejtën e pensionit bazik të pleqërisë është për 8,363 më tepër.

Për këtë kategori të pensionistëve, vetëm në muajin dhjetor të vitit 2020, u shpenzuan mbi 12.9 milionë euro nga buxheti i shtetit. Duhet përmendur fakti se gjatë pandemisë Qeveria Kurti kishte marrë vendim tu ndajë shtesa prej 30 euro për këtë kategori të pensionistëve, ndërsa këtë praktikë e ndjeku në vitin pasues edhe Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Edhe për nga numri i pensionistëve kontribut pagues, prinë Komuna e Prishtinë në raport me komunat tjera me një përqindje prej 20.7 për qind.

Pati luhatje të numrit të pensionistëve kontribut-pagues, në raport me tremujorin paraprak . Në atë tremujorë, u evidentuan 49,541, në muajin e fundit të 2020-ës, ky numër ra për 90 pensionistë më pak. Ndërsa në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019, Kosovës iu shtuan 1,965 pensionistë më tepër.

Të dhënat e ASK-së, tregojnë se çdo muaj në Kosovë, shpenzohen mbi 10 milionë euro për pagesa të pensioneve të pensionistëve kontribut-pagues.

“Trepçë”, 126 euro në muaj pension marrin mbi 2,300 pensionistë

Të drejtën e parakohshme të pensionit të “Trepçës”, e realizojnë të gjithë të punësuarit që e kanë humbur vendin e punës deri në fund të vitit 2004. Mirëpo, minatorët duhet t’i plotësojnë kërkesat dhe kushtet që parashihen me ligjin për skemat pensionale në Kosovë të cilat financohen nga shteti. Shuma që një pensionisti të “Trepçës” i paguhet në muaj është 126 euro.

Të dhënat deri në muajin dhjetor, tregojnë se pensionin e Trepçës e përfitojnë 2,341 pensionistë. Ky numër është më i ulët në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019 për 294 persona. Ku më shumë se gjysma e pensionistëve janë nga Komuna e Mitrovicës.

Pensionet për forcën e ushtrinë

Tjetër pension që paguhet në Kosovë është për ish pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Ish pjesëtarët, gëzojnë një pension të përhershëm prej 60, 70 deri 80 për qind të pagës mesatare në Kosovë.

Nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, evidentohen 1,166 përfitues, ku mbi 12 për qind nga gjithsej ky numër janë nga komuna e Skenderajt.

Në raport të dhënat e vitit 2019, për këtë kategori të pensioneve është për 68 më tepër. Për 37 pensionistë më tepër është rritur numri i pensionistë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Në muajin dhjetor të 2019-ës u evidentuan gjithsej 546 pensionistë të FSK-së ndërsa në muajin e njëjtë të 2020-ës ky numër ishte 583 pensionistë. Numri më i madh i pensionistëve të FSK-së janë nga Prishtina me 8.9 për qind.

Për përfituesit e pensionit të FSK-së, kjo e drejtë buron nga Ligjin për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës Ligji nr.04/L-084. Pensionet e pjesëtarëve të FSK-së fillojnë nga 60, 70 deri 80 për qind të pagës mesatare në Kosovë.

Nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishin 13,550 përfitues deri në muajin dhjetor të vitit që shkoi, ndërsa numri i përfituesve nga kjo kategori ishte 10,493. Për këtë kategori, shpenzimet mujore silen nga 3.3 deri në 4 milionë euro.

Tutje, skema për veteranët e luftës ishin 38,216 përfitues, ku më shumë se 10 për qind janë nga Komuna e Deçanit

“Bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2020, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte ishte 38,216. Numri më i madh i përfituesve ishte në Komunën e Deçanit me gjithsej 4,057 ose 10,6% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raport.

Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019, evidentohet numër më i lartë për 115 përfitues më shumë.

Pensionet dhe kompensimet e tjera të shtetit

Nga skema e kompensimeve për personat e verbër ishin 1,848 përfitues ndërsa ku numër ishte për 128 më i lartë në vitin 2019.

Pensioni i paaftësisë u paguhet personave të cilët përzgjidhen në bazë të kërkesave ligjore, të moshës 18 deri në 65 vjeç,  Shuma mujore për këtë pension është 75 euro.

Luhatje pati edhe tek skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishin 19,266 përfitues përderisa në muajin dhjetor evidentohej numri prej 17,791.

Në anën tjetër, personat të cilët e kanë humbur përherë mundësinë e zhvendosjes së ekstremiteteve të poshtme përfitojnë pensionin për personat paraplegjikë ndërsa pensionin tetraplegjik e përfitojnë përsonat të cilët e kanë humbur përherë mundësinë zhvendosjes dhe lëvizjes së ekstremitetet e sipërme.

Nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ishin 2,797 përfitues.

Gjithashtu nga skema për pensionet familjare ishin 3,712 përfitues nga skema për pensionet invalidore ishin 81 përfitues dhe skema per kompensimin e punonjësve të arsimit për vitet 90/91

129.4 milionë euro për tre muaj

Për tre muajt tetor-dhjetor të vitit që shkoi, për skemat e pensioneve dhe të kompensimeve, shteti shpenzoi 129,431,061.77 euro.

Më shumë se gjysma e këtyre mjeteve shkojnë për pensionet e bazike dhe atyre kontribut-paguese. Pastaj vijnë shpenzimet për pensionet e veteranvë të cilat marrin pjesë rreth 15 për qind dhe me mbi 12 për qind marrin pjesë shpenzimet për skemat sociale.

Kompensimet dhe pensionet tjera marrin pjesë me një përqindje më të vogël.

Në raport me tremujorin paraprakë, shpenzimet për pensionet dhe skemat tjera sociale janë më të larta mbi 8.4 milionë euro ndërsa në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019, janë mbi 17.3 milionë euro.

Në tremujorin e fundit të vitit 2019, shpenzimet për 112,096,405.94 euro.