Spanja Ndryshon

Miliona spanjollë iu drejtuan kutive votuese të dielën në zgjedhjet parlamentare që i hapën rrugë një qeverie të re e konservatore në Madrid e cila trashëgon problemet financiare dhe borxhin e vendit.

Sondazhet kanë sugjeruar se Partia Popullore, e udhëhequr nga Mariano Rajoy, është duke e fituar Partinë Socialiste, në pushtet që nga viti 2004, dhe se kryeministri në largim, Jose Luis Rodriguez

Zapatero nuk ka asnjë shans se mund të rizgjidhet përsëri.

Ardhja e PP’së pritet t’i hapë rrugë ndryshimeve në qasjen ndërkombëtare të Madridit, përfshirë ndaj pavarësisë së Kosovës, për shkak të një fraksioni të fuqishëm pro-amerikan brenda saj. (shih linkun)

Kryeministri në largim Zapatero, i cili nuk rikandidohej, i bëri thirrje votuesve që të dilnin në zgjedhje për të përcaktuar alternavitën më të mirë e cila i përshtatet për të dalë nga kriza sa më shpejtë financiare.

Sipas medieve botërore, kriza ekonomike dhe diku rreth 5 milionë të papunë kanë ndikuar në kampanjën parazgjedhore duke pasur parasysh faktin se Spanja mban rekordin e papunësisë brenda Bashkimit Europian.

Në zgjedhjet e sotme qytetarët spanjoll dolën për të zgjedhur 350 anëtarët e dhomës së ulët, Kongresin e Deputetëve, dhe 208 anëtarët e dhomës së lartë, Senatit.

Pasi që dha votën e tij në kryeqytetin spanjoll, Madrid, Rajoy u tha mediave se ai ishte ‘gati për atë se çfarë spanjollët dëshironin’.

56 vjeçari Rajoy ka premtuar një program ambicioz punësimi, ndërsa ka theksuar se mënyra për të dalë nga borxhet nuk janë shkurtimet e mëdha, por nxitja e rritjes ekonomike.

Sondazhet e nëntorit kanë paraparë se Partia Popullore do të fitojë më shumë se 45%  të votave, diku rreth 15% më shumë se socialistët.

Ndërsa kandidati Alfredo Perez Rubalcaba, nga Partia Socialiste dhe pasardhës i Zapateros, kishte akuzuar Rajoy’in për planet e tij për shkurtesa në shëndetësi dhe arsim. Ai u tha votuesve të tij se Spanja gjendej në një udhëkryq historik.