Pse Kaliningradi është në qendër të një mosmarrëveshjeje midis Rusisë dhe Lituanisë?

Vendimi nga ana e Lituanisë për ta ndaluar tranzitin e mallrave të sanksionuara nëpër territorin e saj drejt dhe nga rajoni rus e ka zemëruar Kremlinin zyrtar.

Ku gjendet Kaliningradi?

Rajoni rus, i cili mbulon 9334 km katror, është në detin Baltik, i lidhur midis Lituanisë në veri dhe lindje të saj dhe Polonisë në jug të saj. Ky rajon shtrihet në rreth 1300 km larg nga Moska

Pse Kaliningradi është territor rus?

Para Luftës së Dytë Botërore ishte qyteti i madh më lindor i Gjermanisë, i njohur si Königsberg, duke e pasqyruar historinë e tij si qyteti i kurorëzimit të monarkisë prusiane.

Në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit 1945, lideri sovjetik, Joseph Stalin, kryeministri britanik, ëinston Churchill (i zëvendësuar më 26 korrik nga Clement Attlee pas zgjedhjeve të përgjithshme të verës) dhe presidenti i SHBA, Harry Truman, i rivizatuan kufijtë e rinj të Evropës në një samit të aleatëve të luftës në qytetin gjerman të Potsdamit.

Königsberg iu dorëzua Bashkimit Sovjetik dhe më pas u riemërua për nder të Mikhail Kalinin, një revolucionar bolshevik. Popullsia gjermane u dëbua dhe qytetarët sovjetikë e ripopulluan atë. Lyudmila Putina, ish-gruaja e Vladimir Putinit, ka lindur në Kaliningrad në vitin 1958.

Megjithatë, historia e ka lënë të bllokuar rajonin në fjalë. Rënia sovjetike do të thotë se ajo është e lidhur mes dy vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së, Polonisë dhe Lituanisë. Kaliningradi e merr pjesën më të madhe të ushqimit nga fqinjët e tij në BE, por rajoni mbetet shumë i varur nga Rusia kontinentale për mallra të tjera. Çdo vit miliona ton naftë, koks dhe qymyr lëvizin – kryesisht me hekurudhë – përmes Lituanisë. Rreth 100 trena tranzit rusë kalojnë nëpër Lituani çdo muaj. Ka pasur tensione ndër vite. Lituania ndërtoi një rrethojë të re kufitare në vitin 2017 në kohën e stërvitjeve masive ushtarake Zapad (perëndim) të Rusisë dhe dihet se helikopterët lituanezë fluturojnë mbi linjën hekurudhore kur personeli ushtarak rus është në bord.

Ku qëndron problemi?

Pas pushtimit të Ukrainës nga Putini, BE vendosi sanksione të rënda ndaj ekonomisë ruse. Pak më pak se gjysma e të gjitha mallrave që zakonisht kalojnë tranzit përmes Lituanisë, duke përfshirë qymyrin, metalet, materialet e ndërtimit dhe teknologjinë e avancuar, mbulohen nga një ndalim për eksportet ruse që hyjnë në territorin e BE-së.

Ka një datë të ndryshme zbatimi për shumë prej mallrave. Më 17 qershor hyri në fuqi ndalimi i çelikut dhe mineralit të hekurit rus. Hekurudhat shtetërore të Lituanisë thanë se nuk do të lejonin më që këto mallra të transportoheshin përmes binarëve të saj.

Në përgjigje, guvernatori i rajonit, Anton Alikhanov, tha se shërbimet e trageteve nga Shën Petersburg do të përballonin tendosjen dhe se nuk kishte nevojë për panik. Kjo çoi në panik dhe u shfaqën video-pamjet e blerësve që mbushnin furishëm karrocat e blerjeve në dyqanet DIY. Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi Lituaninë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe një sërë marrëveshjesh për lehtësimin e tranzitit nga Rusia kontinentale që ishin rënë dakord në vitin 2004.

Kremlini ka kërcënuar se do të hakmerret. E gjithë kjo pason vendimin e Lituanisë për ta rritur sigurinë e saj rreth trenave. Është planifikuar një prani e përhershme e helikopterëve mbi binarë. Kremlini e ka akuzuar Lituaninë për bllokimin e qytetarëve të saj.

Cila ka qenë përgjigja e Lituanisë?

Qeveria lituaneze thotë se ajo thjesht ka vepruar sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian. Ministri i Jashtëm i Lituanisë akuzoi të hënën Kremlinin për keqinterpretim të situatës. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, Josep Borrell, tha në një konferencë për media në Bruksel se Lituania është “e pafajshme”, por shtoi se zyrtarët do t’i “kontrollojnë dyfish” të gjitha marrëveshjet përkatëse.

A e ka qetësuar Moskën kjo?

Jo. Ambasadori i BE-së në Rusi u thirr për një qortim të martën. Gjuha luftarake e hakmarrjes nga Kremlini është rritur me shpejtësi. Kjo mund të jetë sepse është një narrativë më e mirë për Kremlinin sesa ajo e Moskës që i bllokon portet e Ukrainës dhe krijon një krizë globale ushqimore që mund të qojë miliona njerëz drejt vdekjes. Udhëheqësi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, tha të martën se do të ketë “pasoja serioze” për lituanezët “në të ardhmen e afërt”. BE ka bërë thirrje për qetësi dhe për zgjidhje diplomatike.

A është e shqetësuar BE-ja?

Shumë. Ka pak rimë apo arsye për shumë gjëra që Putini bën këto ditë. Një nga frikërat më të mëdha ka qenë një sulm rus mbi atë që njihet si Hendeku Suëalki, brezi 80 kilometra i tokës kufitare polake dhe lituaneze që shtrihet midis Kaliningradit në perëndim dhe Bjellorusisë miqësore ndaj Kremlinit në lindje. Kjo mund ta shkëputë Lituaninë dhe Letoninë, të cilat janë në veri të hendekut, nga Polonia dhe pjesa tjetër e BE-së në jug të saj.

Kaliningradi është selia e flotës balltike të Rusisë dhe strehon disa nga armatimet e saj më të fuqishme, duke përfshirë raketat hipersonike. Përtej përdorimit të mosmarrëveshjes si një pararendës i një lufte tjetër botërore, opsionet ruse nuk janë megjithatë të forta. Lituania i ka larguar tashmë importet ruse të energjisë duke përfshirë naftën, gazin natyror dhe energjinë elektrike./The Guardian