Ndalohet Vëllai i Kandidatit të AKR-së në Mitrovicë

Rreth orës 16:00 është ndaluar Abdullah Bahtiri afër qendrës së votimit te shkolla fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë.

Abdullah Bahtiri është vëllai i kandidatit Agim Bahtiri, që garon për kryetar komune të Mitrovicës nga subjekti politik i AKR-së, në balotazhin  e 1 dhjetorit.

Prokurori Shyqyri Syla ka konfirmuar për Gazetën Jeta në Kosovë se ndalimi i personit është bërë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.

Syla tha se policia e ka kontrolluar Bahtirin në rrugë, afër qendrës së votimit dhe ka hasur tek ai armën-revole të tipit “Bereta”, me kalibër 7.65mm.

“I dyshuari momentalisht është ndaluar për një periudhë prej 48 orësh”- deklaroi Syla.