Fillon rrënimi i murit ilegal - Foto: KALLXO.com

Përkundër Paqes...

Muret e ndarjes në Europë u rrëzuan shumë kohë më parë. Berlini u bë një qytet në vitin 1989. Dhe sa vjet kanë kaluar që atëherë? Shumë. A kemi mësuar ndonjë gjë nga kjo? Asgjë, do të thosha. ‘Mitrovica e Kosovës’ ka qenë gjithmonë një qytet special. Dikur ky qytet pulsonte me multietnicitet, por sot është në kryelajme për arsye tërësisht të ndryshme. Sot flasim për një qytet të ndarë në dy pjesë. Veriu dhe Jugu, njëra anë e quan ‘Kosovska’, tjetra vetëm ‘Mitrovicë’. Ura kryesore në këtë qytet ka qenë gjithmonë një çështje problematike. Që nga ndarja e qytetit, nëpër konflikt dhe deri te ‘parku i paqes’ kur erdhi koha për t’i marrë me parkun, erdhën ide të reja, madje më të marra. Dhe kur erdhi koha për t’i lidhur të dyja pjesët e qytetit, “sipas marrëveshjes së Brukselit”, politikanët serbë vendosën që në pjesën veriore, krejt afër urës, ta ndërtojnë një mur. As më pak e as më shumë. Për një kohë të gjatë nuk kishte biseda për murin. Do të thosha që serbët nuk kishin idenë se çka është ai. “Po largohet parku dhe po ndërtohet një shëtitore” dhe kjo është ajo që po ndodh. Derisa ne e gjetëm një mur të gjatë më shumë se një metër. Pastaj filloi e tëra. Grindja konstante e të dyja palëve u bë storje e përditshme. Por kështu ndodh gjithmonë me ne, një grindje e vogël. Pastaj ndalet, menduam ne.

Muri u bë më pak i rëndësishëm në momentin kur pala serbe mendoi një ide të re ‘brilante’. Ata nisën një tren me përplot ikona dhe mbishkrime “Kosova është Serbi” drejt Mitrovicës. Dhe e nisën. Të gjithë e dimë sa palavdishëm përfundoi. Edhe një argument tjetër. Do të përfundojë.

Erdhi radha për një raund tjetër të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Mediat raportuan se takimi nuk përfundoi mirë. Muri, natyrisht, ishte një nga temat. Më 2 shkurt, ne u ndeshëm me dy tituj në media që lajmëronin se “serbët në veri jetojnë në frikë”. Duke u frikësuar nga sulmet nga na e shqiptarëve. Në disa pjesë të ditës ne vetë nuk e dinim se po frikësoheshim, as prej çka. Dhe media e bëri të veten. Kryeministri serb urgjentisht u takua me kryetarët e komunave të veriut pasuar me një konferencë për shtyp në të cilin të gjithë u munduan t’i bindin serbët të mos frikësohen dhe të qëndrojnë në “vatrat” e tyre. Të gjitha mediat filluan të flasin për një kaos të ri potencial në Kosovë. Gjithsecili po i qetësonte njerëzit të cilët nuk po dinin nga kush duhej të frikësoheshin.

Imagjinoni një situatë të çmendur në të cilën të gjithë ne themi “mos u frikësoni” dhe “qetësohuni”. Dhe askush nuk ishte i frikësuar nga diçka. Manipulim medial në elementin më të mirë. Përderisa jetoni normalisht, ata thonë se jeni të frikësuar dhe se ata (politikanët) do të bëjnë gjithçka për t’ju mbrojtur. Dhe më pas, në një moment, lind pyetja: a do të shkojmë sërish në luftë? Dhe nëse po, me emër të Zotit, a do të luftojmë për murin? Përderisa bota për përpiqet t’i heqë qafe kufijtë dhe muret, ne po i ndërtojmë disa mure të njëjta dhe po thërrasim për luftë rreth tyre. Qesharake! Dhe mbi të gjitha, e rrezikshme!

Serbët e veriut të Kosovës shpesh janë akuzuar për gjëra të ndryshme. Pala shqiptare na fajëson për gjithçka që është bërë nga qeveria e Serbisë dhe serbët na akuzojnë neve se jemi ende pengesë në integrimin europian të tyre. Por a i ka pyetur dikush serbët e Kosovës për diçka? Jo. A e deshëm ne? Jo. A na ka pyetur dikush për murin? Natyrisht se jo. Politikanët e kanë ndërtuar vetë murin, thanë se për këtë mur ka pasur një marrëveshje dhe tani thonë se kanë sakrifikuar jetën normale të qytetavëve për hir të arbitraritetit dhe grindjes.

Ne nuk e duam një tren, dhe nuk e duam një mur në urë. Ne duam një jetë normale. A jeni të vetëdijshëm se po flasim për të rinjtë që nuk kanë pasur qoftë as një vit paqe në jetët e tyre në këtë rajon? As një vit siguri. A kujdeseni ju, zotërinj, për këtë? Duket se jo. Por ka disa nga ne që kujdesen që të jetojmë dhe funksionojmë normalisht. Ka disa nga ne që kanë vullnet për të ju thënë se nuk do të rrëzohemi në lojërat tuaja tashmë të parashikueshme. Për një kohë të gjatë nuk kemi dashur ta çajmë kokën për barrierat dhe etiketimet tuaja se kush është i mirë e kush i keq. Ju i lëvizni shpatat kur flisni për luftë. Dhe kë do ta dërgoni në luftë? Do të thosha, shkoni dhe luftoni mes vete. Të rinjve nuk u duhet lufta. Jo edhe një luftë më shumë. Kurrë më. Nëse jemi rritur në luftë, nuk na duhet më një jetë e tillë. Këtë unë e konsideroj një apel te të gjithë të rinjtë, nga të dyja palët. E ardhmja na përket vetëm neve dhe askujt tjetër. Nëse i lejojmë politikanët tanë, të cilët na sollën te ky konflikt, të na çojnë edhe te një tjetër, faji do të jetë vetëm i yni. Ne jemi gjenerata që duhet t’i tejkalojë barrierat, muret dhe ndarjet. Gjenerata që nuk duhet të bie para një manipulimi tjetër politik.

Sot ne po presim demolimin e murit. Së paku kështu është dhënë njoftimi. Pyetja është, cili ishte qëllimi për tërë këtë bujë dhe llafe të luftës, nëse ka qenë e mundur që të zgjidhet në këtë mënyrë? Është e panevojshme të thuhet gjuetia konstante për poenë politikë. Dhe kjo do ta rrëzojë murin. Por çka është në radhë? Çka do t’ju bëjë që ta përmendni luftën sërish? Çka do të bëni tjetër në vend të paqes? Cila është kauza e ardhshme për të krijuar panik? Do të shohim. Por me shpresë, nuk do të biem në këtë grackë.