Kandidatja për deputete e AAK-PSD që do të kushtëzoj buxhetin me autostradën e Dukagjinit

Eleonora Kryeziu- Çeku, kandidate për deputet nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se ajo do të kushtëzoj kalimin e buxhetit me votën e saj nëse nuk përfshihet projekti i ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

Kryeziu- Çeku tha gjithashtu se është kundër monopolit në homologia ndonëse bashkëpartiaku nga AAK, Pal Lekaj kohë më parë ia vazhdoi monopolin në homologia një kompanie.

Ajo është deklaruar po ashtu, kundër bartjes së shamive në shkolla dhe kundër shitjes së Telekomit të Kosovës.

<strong>

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të LVV-së, Eleonora Kryeziu- Çeku:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Unë do të kisha ndryshuar politikat e turizmit që të kontribuojmë në numrin e papunësisë, fuqizimin e familjes dhe rritjen e ekonomike të vendit.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Unë do të filloi si deputete mirëpo nuk kam ndonjë përgjigje të mëtutjeshme.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Taksa që duhet të ulet janë prodhimet vendore si dhe të rritën ato që janë më, si duhani, pijet alkoolike e të tjera.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Do i propozoja ligjet mbi politikat e turizmit si dhe ligjet e tjera që janë në procedure e sipër.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Njeri nga problemet është rregullimi i infrastrukturës, papunësimi si dhe zhvillimi i turizmit në ato anë të cilat kanë potencial të madh.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Momentalisht nuk e kam ndërmend.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Vetëm në ndonjë gjë ku unë jam kundër.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Më së shumti do ta ndjejë përkrahjen shtresa e ulët.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Pikë së pari do të ndaloja veturat të cilat janë më të vjetra se 2008 përshembull, të cilat lëshojnë gazrat dhe ndotin vendin tonë si dhe filtrimi i Kosovës A dhe B.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Kundër jam.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Jam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Jam për ndërtimin.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Definitivisht kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Nëse nuk janë të akredituara dhe nuk japin nivel të arsimit, atëherë jam pro.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Nëse është e rregulluar me Kushtetutë, për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Eleonora Kryeziu- Çeku: K

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Kundër.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Pro.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Eleonora Kryeziu- Çeku:Për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Vetë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Eleonora Kryeziu- Çeku: një vend e kam një do të më mjaftoj.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Për shkak se jam pronare, të hyrat nuk t’i llogarisë si mujore, ato janë të njëpasnjëshme. Nuk kam asgjë në emrin tim.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Jo.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Në spital publik.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Në spital publik.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Në shkolla publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Asnjë për momentin.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Definitivisht nën qeverisjen shtetërore.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Me autostradën e Dukagjinit.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Promovimi dhe zhvillimi i turizmit.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Momentalisht nuk mundem me ditë.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Sa më shumë që është e nevojshme dhe e mundur.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Eleonora Kryeziu- Çeku: më të vjetra se  2010, nuk do t’i lejojmë.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Sa herë që është e nevojshme.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Nëse jam e pafaj, atëherë do të prisja zbardhjen e aktakuzës.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Kryeministri do të duhej të jepte dorëheqje, mirëpo nuk do ta bëja.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Kishte qenë mirë me pas më pak.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Eleonora Kryeziu- Çeku: dy, besoj që janë të mjaftueshëm.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Asesi.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Po.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Eleonora Kryeziu- Çeku: Definitivisht.