Cilat taksa duhet ulur e cila duhet rritur sipas kandidates së LDK-së, Sadije Osaj-Jakupi

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadije Osaj-Jakupi në një intervistë për KALLXO.com tregon se kauza e saj që do ta shtyjë në Kuvendin e Kosovës, nëse merr mandatin e deputetes dhe fiton besimin e qytetarëve të Kosovës do të jetë të rinjtë dhe punësimi i tyre.

Ajo tutje shton se qëllimi i saj është të mbetet deputete e jo të marr ndonjë post ministror.

Osaj-Jakupi tregon për KALLXO.com edhe se cilat taksa duhet të ulen dhe cilat duhet të rriten në Kosovë.

Gratë dhe fëmijët do të kenë përkrahjen e Osajt nëse e merr mandatin e deputetes deri sa shton se është kundër shitjes së Telekomit të Kosovës.

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me shty nëse bëheni Deputete?

Sadije Osaj Jakupi: E shoh që 10 vite me të vërtetë mbi 40 mijë qytetarë lëshojnë vendin, ajo është diçka stresuese alarmante për mua dhe gjëja e parë që do të jenë të rinjtë

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin, a keni me vazhdu me qenë Deputet apo keni me kalu në ndonjë post tjetër?

Sadije Osaj Jakupi: Mendoj për deputete

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Sadije Osaj Jakupi: Mendoj që tek objektet e vogla, lokalet e vogla taksat duhet të ulen sidomos edhe tek shoqatat e grave taksat të largohen të gjitha, ndërsa rritje iu bëhet ndërmarrjeve ato që janë pak më të larta.

KALLXO.com: Cilat janë tre amendamentet e para që keni me i propozu?

Sadije Osaj Jakupi: Nënkuptohet jetën tonë, sektori i shëndetësisë, arsimit si dhe zhvillimi ekonomik.

KALLXO.com: Cilat janë 3 problemet apo nevojat kryesore të komunës prej nga vini?

Sadije Osaj Jakupi: Problemet gjithmonë kanë qenë këto jetësore, uji, rrugët, rryma si dhe punësimi i të rinjve.

KALLXO.com: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash?

Sadije Osaj Jakupi: Absolut jo.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Sadije Osaj Jakupi: Mendoj që jo.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar ka me ndje më shumë përkrahjen tuaj si Deputete?

Sadije Osaj Jakupi: Mendoj se gjithmonë do të jem përkrah grave, fëmijëve dhe të gjithëve që e ndjejnë vetën të diskriminuar.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ajrit dhe ambientit në Kosovë?

Sadije Osaj Jakupi: Këtu do të jemi sikur komunë, më së shumti të merremi me ato pjesë të cilat ajri është më i ndotur.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Sadije Osaj Jakupi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Sadije Osaj Jakupi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër përdorimit të qeseve të plastikës?

Sadije Osaj Jakupi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër shitjes së Telekomit të Kosovës?

Sadije Osaj Jakupi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit?

Sadije Osaj Jakupi: Këtu jemi pak kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë?

Sadije Osaj Jakupi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër heqjes së tarifës me Serbinë?

Sadije Osaj Jakupi: Jemi kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të Hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Sadije Osaj Jakupi: Shumë kundër sepse ka alternativa tjera.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër mbylljes së Universiteteve publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Sadije Osaj Jakupi: Jam kundër mbylljes.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër martesave të gjinisë së njëjtë?

Sadije Osaj Jakupi: Meqenëse është e lejuar me ligj, jam kundër por…

KALLXO.com: A jeni për apo kundër bartjes së shamive në shkolla?

Sadije Osaj Jakupi: Pro.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër kuotës së Deputetëve nga diaspora?

Sadije Osaj Jakupi: Nuk jam kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Sadije Osaj Jakupi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Sadije Osaj Jakupi: Kundër .

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Sadije Osaj Jakupi: Vet dhe familja.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur keni me qenë Deputete apo Ministre?

Sadije Osaj Jakupi: Momentalisht e kam vetëm një vend të punës, mirëpo jam edhe asambleiste pranë Komunës ku jetoj.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Sadije Osaj Jakupi: Të hyrat mujore personale të mija janë diku rreth 600 Euro

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me bashkëshortin?

Sadije Osaj Jakupi: Po.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru në spital privat apo publik?

Sadije Osaj Jakupi: Në spital publik.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni Deputete, nëse sëmureni?

Sadije Osaj Jakupi: Në spital publik.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj, a janë në shkolla publike apo private?

Sadije Osaj Jakupi: Publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të pa punë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që keni me marrë mandatin?

Sadije Osaj Jakupi: Të papunë momentalisht kam vetëm dy vajza, ishallah punësohen vet.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbet në qeverisje shtetërore?

Sadije Osaj Jakupi: Me mbet nën qeverisje.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Sadije Osaj Jakupi: Me projekte të cilat i takojnë vendit.

KALLXO.com: Cili ka me qenë projekti apo puna me të cilën ju keni me lënë gjurmë si Deputete?

Sadije Osaj Jakupi: Projektet e të gjithë qytetarëve të cilët brengosen.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Sadije Osaj Jakupi: Varet, për çdo seancë.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti apo mandati?

Sadije Osaj Jakupi: Do të jem çdoherë pranë tyre, çdoherë kur do të ketë nevojë.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Sadije Osaj Jakupi: Vitit 2000.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i inicu në komisionet ku keni me qenë pjesë?

Sadije Osaj Jakupi: Sa herë që ato do të jenë të nevojshme.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Sadije Osaj Jakupi: Menjëherë.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse Kryeministri ka aktakuzë?

Sadije Osaj Jakupi: Menjëherë.

KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Sadije Osaj Jakupi: Po.

KALLXO.com: Sa Zëvendësministra duhet t’i ketë një Ministri?

Sadije Osaj Jakupi: Jo shumë, dy.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore njerëz që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Sadije Osaj Jakupi: Jo absolut.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Sadije Osaj Jakupi: Po.

KALLXO.com: A keni me i hap dokumentet dhe faturat në Kuvend apo Ministri?

Sadije Osaj Jakupi: Po.