Dramëëëë

ti do të doje të thoshe daaasmë
të dy unazat do t’i jipje për Unazën
gishtat të mos t’i prekte vetëm tastiera
veshur të ishe bardhë por jo me këmishën e të çmendurës

Kthehesh
e rrotullimin s’e vëren pasi të kesh nisur shumë fjali me ‘nëse’
s’do ta vëreje as shi po të binte
natyrisht që vetëm ec e dikush mendon ‘shëti’
por është e vetmja rrugë
dhe s’është fushatë zgjedhore
është kërcënim për vdekje
në barin e Rrugës ku shërbejnë liker shumë të ëmbël

ende dëgjohet Kënga
e njëjta,e njëjta(!)
refreni ka mbarurar
s’përsëritet.