Çfarë efektesh anësore mund të prodhojë vendimi më i ri i Kinës për një politikë me tre fëmijë?

Shteti kinez ka bërë të ditur se do të lejojë çiftet kineze të kenë deri në tre fëmijë, kjo pasi të dhënat e regjistrimeve shtetërore treguan një rënie të madhe në nivelin e lindshmërisë atje.

Në vitin 2016, Kina kishte braktisur politikën e saj dekada të vjetër për një fëmijë duke e zëvendësuar atë me një kufizim prej dy fëmijësh, mirëpo edhe kjo politikë nuk arriti të rezultojë me një rritje të qëndrueshme të lindjeve në shtetin me popullatën më të madhe në botë.

Kostoja e rritjes së fëmijëve në qytetet kineze ka qenë frenuese për shumë çifte kineze.

Kjo masë e ndërmarrë së fundmi u miratua nga Presidenti Xi Jinping në një takim të byrosë politike, shkruajnë mediat shtetërore kineze, raporton BBC.

Ky vendim do të vijë me “masa mbështetëse, të cilat do të jenë të favorshme për përmirësimin e strukturës së popullsisë së vendit tonë, përmbushjen e strategjisë së vendit për të përballuar në mënyrë aktive një plakje të popullsisë dhe për të ruajtur avantazhin, financimin e burimeve njerëzore”, ishte deklarata e bërë nga agjencia kineze e lajmeve, Xinhua.

Megjithatë, disa ekspertë ishin skeptikë ndaj ndikimit që mund të ketë ky vendim.

“Nëse vendimi për zbutjen e lindjshmërisë ishte efektive, vendimi aktual me dy fëmijë do të duhet të ishte dëshmuar si efektiv gjithashtu”, deklaroi për Reuters Hao Zhou, një ekonomist i Commerzbank, raporton tutje BBC.

“Shtrohet pyetja, kush dëshiron ti ketë tre fëmijë sot? Të rinjtë mund t`i kenë dy fëmijë më së shumti. Çështja kryesore është se kostot e jetesës janë shumë të larta dhe presionet e jetës janë shumë të mëdha po ashtu”, shton ai.

Ndërkohë, mediat kryesore të Kinës po i japin shumë bujë “politikës me tre fëmijë”.

‘Newspaper People’s Daily’, transmetuesi CCTV dhe agjencia e lajmeve Xinhua, që të gjitha po postojnë fotografi të fëmijëve të lumtur sot në faqet e tyre të mediave sociale dhe duke thënë se vendimi i ri për tre-fëmijë tashmë ka “ardhur”. Kjo temë është bërë çështja kryesore e bisedimeve sot në rrjetin social popullor Sina weibo – postimet që përmendin vendimin e ri tashmë kanë grumbulluar dhjetëra mijëra shikime dhe qindra mijëra komente.

Shumë të rinj kinezë sot kanë lindur sipas vendimit shtetëror një fëmijë për një qift, që do të thotë se ata janë duke pritur që të jenë kujdestarë të vetëm për prindërit e tyre kur ata të jenë pranë pensionimit. Dhe me këtë gjeneratë në pension, tregu i punës po zvogëlohet, që do të thotë që të rinjtë kinezë sot pranojnë që u duhet të punojnë me orare më të gjata. Koha e tepërt dhe mbingarkesa janë endemike.

Meqenëse ka miliona burra më shumë sesa gra për shkak të femicidit historik – me shumë familje që preferojnë një djalë për të vazhduar linjën familjare – disa të rinj pranojnë se ata nuk do ta kenë mundësinë që asnjëherë ta takojnë një partner gjatë jetës së tyre. Ndërkohë më shumë gra po zgjedhin të ndjekin arsimimin dhe punësimin e mëtejshëm, sesa të vendosin herët për të krijuar një familje.

Një regjistrim i popullsisë i bërë publik në fillim të këtij muaji, tregoi se rreth 12 milion foshnje kanë lindur vitin e kaluar – një rënie e ndjeshme nga 18 milionë të cilat kishin lindur në vitin 2016, dhe numri më i ulët i lindjeve të regjistruara që nga vitet 1960.

Regjistrimi u krye në fund të vitit 2020, ku rreth shtatë milionë regjistrues kishin shkuar derë më derë për të mbledhur informacion nga familjet kineze.

Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të anketuar, ai konsiderohet si burimi më i plotë për popullsinë e Kinës, i cili është i rëndësishëm për planifikimin e ardhshëm.

Pas publikimit të rezultateve të të dhënave të regjistrimit pritej gjerësisht që Kina do të relaksonte rregullat e saj të planifikmit familjar.

Edhe në vitin 2016, kur qeveria kineze i dha fund vendimit të saj të diskutueshëm të një fëmije dhe lejoi çiftet të kishin dy fëmijë, prapë nuk arriti ta ndryshonte shkallën e lindjes së vepas këtij vendimimë pas.

Trendet e popullsisë së Kinës gjatë viteve janë formësuar kryesisht nga vendimi për një fëmijë, i cila u prezantua në vitin 1979 për të ngadalësuar rritjen e popullsisë.

Familjet që shkelnin rregullat përballeshin me gjoba, humbje të punës, dhe nganjëherë aborte të detyruara.

Vendimi shtetëror për një fëmije çoi gjithashtu në një çekuilibër të rëndë gjinor në vend – në një kulturë që historikisht favorizon djemtë në raport me vajzat.

Para se të bëhej regjistrimi ifundit në Kinë, ekspertët kishin spekuluar se kufizimet në lindshmëri mund të hiqeshin plotësisht – megjithëse duket sikur Kina po ecën më shumë kujdes në këtë drejtim.

Por të tjerët thanë se një lëvizje e tillë mund të rezultonte me “probleme të tjera” – duke treguar pabarazinë e madhe midis banorëve të qyteteve dhe njerëzve rurale.

Për aq sa gratë që jetojnë në qytete të shtrenjta të tilla si Pekini dhe Shangai mund të dëshirojnë të vonojnë ose shmangin lindjen e fëmijëve, ato që jetojnë nëpër fshatra ka të ngjarë ta ndjekin ende traditën dhe duan familje të mëdha, thonë ata sepse njerëzit në fshat mund të jenë më të gatshëm të lindin sesa ata në qytete dhe mund të ketë probleme të tjera dhe ky fakt mund të prodhojë varfëri dhe presione të punësimit midis familjeve rurale.

 

Përkthyer dhe përmbledhur: Nuhi Shala