BimBimma. Foto: Atdhe Mulla

BimBimma: Zëri i skamjes dhe i protestës përmes hip hop-it

BimBimma shkroi këngën e tij të parë rap si 14-vjeçar në vitin 1998, këngë kjo e cila dokumentonte vuajtjet rreth tij gjatë kohës kur Kosova ishte në prag të luftës. Njëzet vjet më vonë, ai ende e përdor hip hopin si kritikë dhe ende nuk është i lumtur me atë që sheh.

 

Vargjet e para të një kënge Rep të shkruara ndonjëherë nga Burim Kursani, ose nëse e përdorim emrin e tij skenik BimBimma, titullohej “Shumë vrasje”. Atëbotë, ai ishte 14 vjeç dhe ishte dëshmitar teksa Kosova po rrëshqiste drejt luftës. Ishte viti 1998.

“Si fmi, n’vend që me lu n’parqe me ballona e sene tjera t’kota – ne shkrujshëm për mnyrën se qysh njerzit janë përndjekë, rrëmby, masakru e rrehë …”,  thotë ai për Prishtina Insight.

Kursani kishte rënë në dashuri me hip hopin në vitet e mëhershme, veçanërisht duke gjetur frymëzim tek reperi Nas, The Notorous B.I.G. dhe Tupac Shakur, reperë me ndërgjegje sociale dhe me “vargje që i japin kuptim realitetit”, siç e përshkruan ai.

Kur mbaroi lufta, Kursani ishte i vendosur të vazhdojë të japë një zë për shqiptarët e Kosovës në të njëjtën mënyrë sikurse që hip hopi kishte pasqyruar në lidhje me çështjet që kishin të bënin me komunitetin me ngjyrë në Amerikë përgjatë fundit të viteve ‘80 dhe fillimit të viteve ‘90. Brenda disa viteve, bashkë me anëtarët e tjerë të bendit në NR, ai kishte ndihmuar në bërjen e një albumi që ofronte një model për hip hopin shqiptar në këtë formë, Egjeli i vitit 2003 ’.

BimBimma. Foto: Atdhe Mulla

Titulli i albumit përkthehet si “Egjeli”, dhe qëllimi i tij ishte të japë fund ideve në lidhje me atë se ç’nënkuptonte repi në shqip.

“Para Egjelit, reperët që repovatnin e kanë përdorë gjuhën që gjendej n’gazeta dhe libra, dialektin toskë, i cili nuk osht dialekti që e folim na”, thotë Kursani për Prishtina Insight.

 “Na u shfaqëm tu perdorë gjuhë të qartë dhe t’drejtpërdrejtë – askush para neve s’ka përdorë qisi gjuhe- dhe duke dhënë mesazhe t’drejtpërdrejta; tu shtru pytje se ku jemi na si njerëz, cilat janë çështjet me të cilat përballemi. E kemi ba në 13 këngë dhe qysh atëherë, repi shqiptar bahet ashtu qysh e ka repovatë NR në albumin Egjeli.”

Një pjesë e rëndësishme e këtij vizioni të sapoformuar të hip hopit shqiptar ishte kritika politike. Në vargjet fillestare të titullit përmbyllës të albumit të tij ‘Raptishizem’, Bim Bimma kritikon Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-un (që administroi vendin në vitet e pas luftës), dhe shpreh keqardhjen e tij për shkatërrimin e shkollës së mesme Xhevdet Doda në Prishtinë, e shkatërruar me qëllim që t’i ofrohet hapësirë katedrales Nënë Tereza.

Kjo ende është një çështje që e vë në siklet BimBimmën, i cili mendon se kjo ndërtesë ishte një trashëgimi e qytetit, në veçanti, për të personalisht. Gjyshi i tij u burgos në një burg që dikur ishte shndërruar në një shkollë fillore në te cilën mësonte gjyshja e tij. Shkolla fillore u bë shkollë e mesme prestigjioze ‘Xhevdet Doda’ në fillimin e viteve ‘70, shkollë kjo të cilën BimBimma më vonë i ndoqi mësimet, duke iu dashur të kalojë një provim pranues për t’u regjistruar.

Një dekadë e gjysmë më vonë, BimBimma vazhdon të jetë kritik i i drejtpërdrejtë politik. Teksa ka vazhduar së kritikuari ndikimin e ndërkombëtarëve në politikën e Kosovës, ai ndjen se problemet më të mëdha kanë ardhur nga brenda. “Nëse kishem me kon bashkë, askush s’kish mujtë me ardhë me na kallxu qysh me i ba senet,” thotë ai. “Lirisht iu kishim thonë: ‘m…’, Ky është veni jonë. K’tu i bajmë na rregullat. Ju nuk vendosni. Nëse doni luftë, na apet gati jem.”

Fjalët e tij të ashpra dhe me sarkazmë drejtohen për klasën politike që erdhën nga Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, dhe kanë mbizotëruar në politikën e Kosovës së pasluftës. “Ata janë thjesht kërkushi, njeri”, thotë ai haptas. “Do individualista. Ata janë thjesht materialistë. Atyne nuk ua nin për njerz t’gjallë. “

Elementi që duket se e rëndon më shumë reperin është shfrytëzimi i kujtesës së UÇK-së për përfitime personale. “Këta tipa janë  klishe, është thjeshtë një imazh që vetë ata krijun, “thotë ai. “Ata që kanë luftu përnime: ata ose nuk folin, nuk dojnë me përmend atë punë ose kanë vdekë.”

Kursani iu përgjigj asaj që ai e perceptoi si një seri premtimesh të pambajtura nga kjo klasë politike duke lënë një numër të këngëve në vitet e hershme të vitit 2010, të cilat drejtpërdrejt i bëjnë thirrje popullatës që të heqin dorë nga ish-heronjtë e luftës.

BimBimma. Foto: Atdhe Mulla

Në këngën e vitit 2012 të titulluar ‘Çu !!!’, njerëzit shihen duke lënë shtëpitë e tyre për të marrë udhët përcjellë me pamje të paqarta të kryeministrit të atëhershëm dhe presidentit aktual, Hashim Thaçi, shfaqeshin në televizion, ndërsa në vargje e tij BimBimma i përshkruan kosovarët si ‘ qorra ‘dhe’ arinjë të fjetur ‘, duke u bërë thirrje që të ngrihen.

Është një nevojë imediate për të cilën Bim Bimma  mendon se ende është e vlefshme për situatën aktuale të shoqërisë sonë, tani në vitin 2019, me betejën që tani do të duhej të jetë lufta kundër kapjes së shtetit dhe kur votat blihen përmes punësimeve publike. “Udhëheqësit politikë takojnë njerëzit që e kanë problem sigurimin e bukës dhe u ofrojnë atyre punë,” thotë ai. “Ata i japin punë babës së shtatë fëmijve një punë ku paguhet, hajde po thojmë, 700 euro n’muaj. Para ksaj pagese, ai merrte shtatë euro n’ditë, madje as ato shtatë euro, tani ai merr 700 euro n’muj! ”

Një këngë tjetër e publikuar në të njëjtën kohë, “Zani i Skamjes”, i bën thirrje ndërgjegjies së politikanëve kosovarë që jetojnë në luks, ndërkohë që shumë prej fëmijëve të vendit tonë jetojnë në varfëri, duke punuar në rrugë në vend që të vijojnë shkollën.

Në këtë kengë, reperi e pozicionon veten si titullar i “zërit të skamjes”. Ky është një pozicionim i vështirë për këdo, por BimBimma argumenton se përvojat e tij në vitet 90 e bëjnë atë të kualifikuar për ta bërë një gjë të tillë.

Përgjatë viteve 70 dhe 80, familja Kursani ia kishte dalë mirë brenda sistemit Jugosllav. Babai i Burimit,  Vllaznimi, ka shërbyer në Ushtrinë Jugosllave, duke siguruar arsimim dhe pasuri për familjen e tij nga ky shërbim i tij. Por kur në vitin 1989 Vllaznimit iu kërkua të bëhej gati për luftë në Bosnje dhe Hercegovinë, familja e përjetoi ndjenjën e “me pasë gjithçka dhe me humb gjithçka brenda një momenti të caktum”, siç e përshkruan Burimi.

Duke mos dashur të marrë pjesë në luftë, Vllaznimi u largua nga Jugosllavia për të vazhduar jetën në Turqi. Çdo ditë, BimBimma, si një gjashtë vjeçar, e hapte derën dhe i përgjigjej ushtarëve të armatosur të cilët donin të dinin për vendndodhjen e babait të tij. Vllaznimi i kishte treguar se çfarë duhej të bënte: “Vërr syni mos t’bon. Ty nuk t’lejohet me u friksu. Ti veç thuj atyne: “Baba jem ka shku n’Çeki” dhe përplasjau derën. “

Familja mbijetoi përmes parave të dërguara nga Vllaznimi në Turqi, i cili punonte si mbikëqyrës lokacioneve e ndërtimit, si dhe përmes dërgesave tjera të dërguara nga anëtarët e familjes në Austri. “Shumë janë mundu për një copë bukë”, thotë Kursani. “Pa pare të diasporës kishem dek për bukë. Masi vetë e kam kalu atë kohë, e di atë ndjenjë dhe nuk ia du atë keqe kërkujtë.”

BimBimma. Foto: Atdhe Mulla



Zani i Skamjes, krahas politikanëve, Kursani kritikon gjithashtu “snobët që nuk e vlerësojnë jetën e tyre” teksa të tjerët i shikojnë familjarët e tyre kah vdesin si të rinj për shkak të rrethanave të tyre ekonomike. Kjo pabarazi financiare midis njerëzve që janë kacavjerrë në shoqërinë e pasluftës në Kosovë vetëm sa është rritur që kur u publikua kënga, dhe kjo është një prej temave që reperi akoma e merr përzemër.

“Përmes kapitalizmit, do njerëz kanë fitu shumë, njerëz tjerë nuk kanë kurgjo edhe k’tu fillon m….”, thotë ai. “Nuk ka asni lidhje [midis kosovarëve] sepse na jemi nda n’klasa: t’pasun edhe t’varfën, nuk ka mes k’tu.”

Rezultati i kësaj ndarje është shoqëria e cila, sipas BimBimmës, është bërë sipërfaqësore dhe materialiste dhe, ç’është më e rëndësishmja, një shoqëri pa dashuri. “Njerëzit e kësaj shoqërie i vendosin gjânat materiale përballë emocioneve dhe shpirtit,” thotë ai. “Nëse e rrethoni veten me pllastikë, keni me e harru dashninë – dashninë për gjithçka,  për veten, dashninë për shoqninë, familjen, dashninë për Krijuesin, dashninë për venin tand … dhe për qato je i hupt.”

Ky qortim ndaj materializmit mund të bie në kundërshtim me shumë nga stereotipat që rrethojnë hip hopin modern, qoftë në shqip qoftë edhe më gjerë. Në këngën e vitit 2017 ‘Pare’, Kursani bazohet në dy metafora të botës së repit modern, kerret dhe paratë, duke theksuar se në Kosovë, më shumë vozitet një veturë Volkswagen Golf 2 sesa një Bugatti.

Vetë BimBimma ka një Volkswagen që e mban në garazhin e tij tash e katër vjet. “S’jam njeri i kerrit unë” thotë ai për Prishtina Insight. “Nuk jam materialist. M’vyjnë paret veç për mbijetëse n’këtë kapitalizëm brutal, por nuk du’ ta shes shpirtin tem, nuk du t’jem person komercial. “

Ai e përshkruan pjesën më të madhe të repit modern shqip si një kopje të keqe të asaj që po ndodh në hip hopin amerikan – Imitimet shqiptare të tre refreneve të thjeshtë botërorë që hasen më shumë si një xhingël për komercializëm që shitet si stil jetese.

“Kur ka lindë Hip hopi ka pasë tekste që përnime i ndryshonin gjanat,” thotë ai. “është dashtë me iu hapë sytë njerëzve me pa se çka po ndodhë n’mnyrë që ata me protestu për t’drejtat e tyne. Tash osht bo mnyrë jetese, njerzit repovatin për mnyrën qysh jetojnë, lluksin që e kanë. “

Krahas nevojës për të përçuar një mesazh, për BimBimmën gjëja kryesore që i mungon hip hopit shqiptar sot është ndershmëria. “Ju duhet me jetu me qato që e ki,” thotë ai. “Nëse ki Ferrari dhe Lamborgjina edhe zinxhirë qafe ni killëshe prej ari – mos i hiqni ato kur kryhet video-spoti veç pse i keni marrë me qira.”

Ekzaminimet e çështjeve të tjera shoqërore janë shfaqur edhe në këngët më të fundit të BimBimmës. Kënga ’1 ka 1’ i vitit 2018 (‘Një nga një’) i drejtohej një numri subjektesh të lidhura me shoqërinë moderne kosovare, përfshirë edhe atë klishenë e vjetëruar të analogjisë së huaj për Kosovën, kafenë e plotë, si dhe obsesionin me mediat sociale; duke përshkruar kafenetë dhe Facebookun si epiqendër të jetës në Kosovë.

Mirëpo reperi mendon se kjo është diçka e imponuar sesa që është diçka që vjen nga brendësia për jetën në Kosovë. “Masi shkalla e papunsisë osht mbi 60 përqindshit, çka pret me bâ njerzit?”, pyet ai. “Asni qendër sportive. Asni aktivitet me kalu kohën e lirë. Qyteti jonë nuk ka as edhe ni pishinë të brendshme t’m…., ku munesh me e m’su fminë tan me notu. Çka munesh me bâ tjetërsen me 2 euro n’xhep? ”

Nëse kafja mund të sigurojë një pauzë të shkurtër për njerëzit në këto rrethana, atëherë media sociale mund të krijojë një realitet krejt tjetër. “Unë e kuptoj pse njerëzit hijnë ‘qasi jete virtuale sepse ata e kanë hup shpresën me ba najsen pernime,” thotë Kursani. “Ajo që po postojnë n’Instagram nuk osht reale. Unë jam tepër kundër asaj kur dikush e shkërdhen jetën e tij, tu fallsifiku jetën e lumtuninë e tyne, a knej ti e din se mut e kanë jetën. “

Në mënyrë ma kontraverse, kënga gjithashtu i drejtohet përdorimit të kirurgjisë plastike nga gratë për të qenë në përputhje me standardet e bukurisë, duke deklaruar se këto “femra m’smujnë” dhe se ai “nuk do t’i prekte me gisht ato”.

BimBimma. Foto: Atdhe Mulla

Reperi nuk është aspak i interesuar për elementin sentimental. “Muni me vendos cka që ju pëlqen po juve ju ka kriju Krijuesi ashtu qysh jeni,” thotë ai. “Krejt ato çika e kanë të njëjtën hundë, të njëjtat buzë, të njëjtat faqe … është gati nisoj sikur kur shkojnë dhe ju thonë:” P’e du k’ta. “’Njeri, kjo është e gërrditshme”.

Megjithatë, ai thotë se kritika e tij vjen nga një vend që karakterizohet me dhembshuri. “Për kto punë, kaniherë jam shumë arrogant, shumë agresiv, shumë i stresum se i njoh aftësitë e njerëzve të mi,” thotë ai. “Unë di gjithçka që ata mujnë  me ba për njëri-tjetrin dhe, n’fund t’fundit, nuk bajnë hiq kurgja.”

Video-klipi i këngës ‘1ka1’ shfaqë edhe pamjet nga protestat e organizuara nga Vetëvendosje, e cila në vitin 2010 kandidoi në zgjedhje për herë të parë. Ndërsa BimBimma ka qenë kritik i të gjitha partive të tjera politike në Kosovë, dhe thotë se ka refuzuar 25,000 euro për të bërë këngë dhe video promovuese si për PDK-në ashtu edhe për LDK-në, ai ka performuar në protesta të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

BimBimma e pranon se paraqitjet e tij në protesta ofrojnë një përkrahje në heshtje për Vetëvendosjen, por këmbëngul që ai do të marrë pjesë në çdo protestë që ka të bëjë me popullin pavarësisht faktit se se kush e ka organizuar atë protestë dhe do të kërkojë llogari prej secilit në pushtet. 

“Po pres të shoh kur Vetëvendosje ta merr pushtetin. Nëse ata rrejnë veç sa për t’marrë pozita, atëherë kam me i kryqzu me kangt e mia, vec ma shumë se tjert,” thotë ai.

Ky rol i dokumentimit të asaj që po ndodh në Kosovë, sigurimi i një zëri për të privuarit dhe kritika ndaj atyre që janë në pushtet përben një pjesë të madhe të asaj që e ka shtyrë BimBimmën të kalojë mbi njëzet vjet duke repovatë. “Unë e shoh hip hopin sikur gazetarinë. Ju e boni gazetarinë, unë do të bëj timen, “thotë ai. “Për qaq kohë sa ka me pasë probleme për të cilat ia vlen me folë, nuk kam mu nal.”