FOTO: Aksident i rëndë në rrugën Pejë- Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën Pejë-Gjakovë, shumë afër Deçanit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com foto nga vendi i ngjarjes.

Në foto shihet një veturë e dëmtuar rëndë në këtë aksident.

Qytetari ka treguar se në vendin e ngjarjes është edhe një autobus me dëmtime të vogla.