FOTO: Aksident i rëndë në hyrje të autostradës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 23:00 në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” nga rruga Podujevë-Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi që tregojnë për aksidentin.

Qytetari ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë dhe po merren me rastin.

Po ashtu, qytetari ka treguar se një veturë BMW X6, e cila është goxha e dëmtuar, është parë në mes të rrugës.

Aksidentin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Policia e Kosovës.

“Në ora 22:35, në fshatin Mazgit, në autostradë, ka ndodhur një vetaksident, nuk ka të lënduar”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.