Ilustrim

Ferizajasi arrestohet pasi rrahu një burrë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin burrë, i cili dyshohet se për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme ka sulmuar fizikisht viktimën burrë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se viktima pas tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente Ferizaj, është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.