Petrit Kryeziu

Petrit Kryeziu ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Tani është në përfundim të studimeve post-diplomike në të njëjtin universitet, në marrëdhëniet juridiko-penale.  Përvoja kryesore në punë e Kryeziut fillon me punë si praktikant në mësimin klinik të organizuar nga Fakulteti Juridik në bashkëpunim me USAID-in dhe ABA/ROL-in ku edhe është certifikuar në drejtimin penal dhe në drejtimin civil, gjatë dy semestrave.

Kryeziu ka qenë i angazhuar edhe në trajnimet për përgatitje profesionale për hyrje në tregun e punës, të organizuara nga LINK, organizatë jo qeveritare pranë Universitetit të Prishtinës. 

Në korrik të vitit 2009 Kryeziu iu bashkëngjit BIRN-it, në pozitën e monitoruesit të shërbimeve publike për rajonin e Prizrenit.