Jeta në Kosovë diskuton për cilësinë e mësimit në shkollimin parauniversitar

Sonte në emisionin Jeta në Kosovë mund të ndiqni debatin për cilësinë e mësimit në shkolla fillore dhe të mesme, dukurinë e shpeshtuar të suspendimeve të nxënësve si dhe numrin e madh të notave të dobëta.

Pse është shpeshtuar dukuria e suspendimit nga procesi mësimor? Cilat janë arsyet për numrin e madh të nxënësve që kalojnë me nota të dobëta? A do të mund të dalim nga kjo krizë në arsim? Sa shqetësohen prindërit nga këto dukuri negative? Kush mbanë përgjegjësinë për mungesën e interesimit të nxënësve për mësim?

Për ta diskutuar cilësinë e mësimit në shkolla fillore dhe të mesme si dhe shqetësimet tjera në lidhje me këto institucione, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Ramush Lekaj, zyrtar nga Ministra e Arsimit,

Zef Osmani, udhëheqës i Inspektoratit Rajonal në Gjakovë,

Nazim Haliti, nga Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ,

Elizabeta Murati, nxënëse në gjimnazin Xhevdet Doda në Prishtinë,

Shkumbin Arifi, njohës i çështjeve të arsimit dhe njëherësh prind.

Para debatit, gazetarja Edona Musa sjellë reportazhin për problemet në fshatin Ratkovc të Rahovecit, ku 30 nxënës janë pezulluar nga procesi mësimor si dhe problemet në komunën e Malishevës ku një numër i madh i nxënësve kanë kaluar me nota të dobëta.

Pas debatit, gazetari Alban Selimi tregon se si mjeku Haqif Sadiku, me vite të tëra punon në ordinancën private Galaksia në orarin për të cilin paguhet për punë në institucionet publike të shëndetësisë.