Genc Nimoni

Genc Nimoni diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.  Gjatë studimeve Nimoni është angazhuar në Qendrën Juridike të Kosovës, ku për një vit sa ishte praktikant në këtë qendër, ndihmoi në projekte të ndryshme në kuadër të Qendrës Juridike të Kosovës në bashkëpunim me OJQ tjera. 

Përveç projekteve, Nimoni është angazhuar edhe në organizimin e konferencave dhe në trajnime e seminare në kuadër të kësaj qendre.

Nimoni ka qenë pjesë e Shërbimit Sprovues të Kosovës, Ministria e Drejtësisë, ku për dy muaj sa ishte praktikant në këtë departament u angazhua në punë të ndryshme brenda shërbimit si mbikëqyrja e dënimeve për të mitur, shqyrtimi i kërkesave të burgosurve për lirim me kusht, hartimi i anketave sociale për të mitur si dhe angazhime të tjera. . 

Gjatë vitit të tretë të studimeve, Nimoni morri pjesë në trajnimet dhe seminaret e Klinikës Civile të mbajtura nga ABAROL-i dhe Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës në kurset si: Klinikë Civile, Shkrim dhe Hulumtim Ligjor, Shkathtësi Gjyqësore, Kontakti me Klientë të Vërtetë, etj.

Nimoni iu bashkëngjit stafit të BIRN-it si monitorues i shërbimeve publike në gusht të vitit 2009.