Ekrem Fazliu

Ekrem Fazliu ka kryer gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë ndërsa tani ndjek studimet në drejtimin Komunikim Masiv, dega Produksion në Universitetin AAB.

Fazliu merret me dizajn, fotografi, kamerë e montazh prej vitit 2003, ku dhe është angazhuar si kameraman në shumë dokumentarë. Ka qenë kameraman dhe regjisor i dokumentarit për heroin Abdullah Tahiri.

Fazliu ka punuar edhe si montazher për televizionin e Kombeve të Bashkuara, UN TV, në periudhën 2007  2008 si dhe shërbeu si kameraman për një debat në Al Jazeera English.

Fazliu ka ndjekur kurse për ndriçim dhe fotografi dhe është certifikuar në Cisco CCNA.

Ekrem Fazliu iu bashkua BIRN-it në vitin 2005 në cilësinë e kameramanit dhe montazherit.