Debat zgjedhor për politika të Rinisë dhe Kulturës

Sonte, e mërkurë, në ora 21:00, Jeta në Kosovë dhe Radio Televizioni i Kosovës fillojnë me transmetimin e drejtpërdrejt të dhjetë debateve zgjedhore parlamentare, me pjesëmarrës të partive politike, të cilët do të debatojnë në fusha me rëndësi siç janë: Rinia dhe Kultura, Politikat sociale dhe gjinore, Shëndetësia, Siguria, Zhvillimi ekonomik, Arsimi, Energjia dhe Ambienti, Ndarja e buxhetit, Sundimi i ligjit.

Debati i sontëm është në fushën e Rinisë dhe Kulturës, dhe pjesëmarrës në debat janë:

1. Valon Tolaj – AAK

2. Elizabeta Musliu – AKR

3. Puhie Demaku – FER

4. Demush Bajraktari – LDD

5. Faton Peci – LDK

6. Petrit Selimi –PDK

7. Afrim Kasolli – Vetëvendosje

Debatet do të jenë publike, ku të gjithë do të mund të marrin pjesë dhe t\’u shtrojnë pyetje kandidatëve të partive politike. Të gjitha debatet mbahen në sallën e kuqe të Fakultetit Filologjik dhe dyert mbyllen në orën 20:45. Për të parë orarin e debateve të ardhshme, klikoni në http://www.jetanekosove.com/ballina/Alb.

Të interesuarit për të marrë pjesë në debate apo për të bërë pyetje për kandidatët ftohen që të bëjnë këtë përmes e-mail adresës [email protected] ose duke telefonuar në nr. e telefonit 038 22 44 98.

Gjithashtu, shikuesit e debateve kanë mundësinë që të votojnë për kandidatin ose partinë e tyre të preferuar në numrin 038 60 60 XX *.

Votimi mund të bëhet nga cilido rrjet telefonik, fiks apo mobil, brenda apo jashtë Kosovës ndërsa që nuk do të ketë ngarkesë shtesë për telefonatat tuaja.

*Numri zyrtar i subjektit politik