Komuna e Prizrenit - Foto: KALLXO.com
Ditë zie në Prizren për tre viktimat e aksidentit të djeshëm
Komuna e Prizrenit ka shpallur ditën e sotme ditë zie në nderim të tre qytetarëve nga Zhuri që vdiqën dje në një aksident trafiku.
Për sot është paraparë varrimi i tre anëtarëve të familjes Sope (babait dhe dy djemve të tij) nga Zhuri, që humbën jetën në aksidentin rrugor Prizren – Vërmicë.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpallur ditë zie ditën e sotme.
“Me këtë rast Komuna e Prizrenit do të ndërpresë të gjitha aktivitet kulturore të planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysëm shtizë në të gjitha institucionet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në këtë aksident u përfshinë një veturë, në të cilën gjendeshin viktimat dhe një kamion për pastrimin e borës.
Viktimat janë babai me dy djemtë e tij.
https://kallxo.com/detajet-rreth-aksidentit-ku-vdiqen-babai-me-dy-djemte/
https://kallxo.com/publikohen-fotografi-nga-aksidenti-ne-zhur-te-prizrenit/