Foto: Belle Resort

Në bjeshkët më të bukura të Kosovës vjen Belle Resort

Fshati Belle ngjallet sot si feniks nga hiri i tij për të dëshmuar edhe një herë për bukuritë e panumërta dhe historinë e lashtë të vendit tonë.

Pas një pune të gjatë dhe përkushtim në çdo detaj u hap resorti më i ri në fshatin Belle të Deçanit. Resorti përveç restaurantit ofron edhe akomodim me pamje mahnitëse kah bjeshkët e Deçanit. Shumë shpejt pjesë e këtij resorti do te jenë edhe parku i aventurave si dhe rekracione tjera për vizitorët.

Për çdo gatim që ofrohet në restaurantin e Belle Resort, duke filluar nga gatimet tradicionale, ne kujdesemi që të ofrojmë vetëm më të mirën e natyrës nga ferma dhe serat që janë pjesë e përditshme e punës sonë e gjithashtu pjesë e këtij resorti.

Resorti me shërbim bashkohor e dizajn autokton është një gërshetim që mund ta gjeni më së bukuri në Belle Resort.

Foto: Belle Resort

E si mund të arrini në Belle Resort?

Pak kilometra pas manastirit të Deçanit dhe pranë jush gjeni Belle Resort, vend i cili mjafton një vizitë dhe ju nuk do mendoheni dy here se ku të kaloni fundjavat e juaja ose ku të pushoni në një ajër te pastërt.

Foto: Belle Resort
Foto: Belle Resort
Foto: Belle Resort

Për më shumë informata ju mund të kontaktoni në 046 500 900 (mund të na kontaktoni edhe në Viber apo Whatsapp) apo të na shkruani në e-mail adresën [email protected]

Ose në Facebook dhe Instagram:

https://www.facebook.com/belleresort/

https://www.instagram.com/belleresort/