Lëndohet shoferi i automjetit që u rrokullis sot në bjeshkët e Deçanit, nga Spitali i Pejës dërgohet në QKUK

Nga rrokullisja e automjetit në bjeshkët e Deçanit është lënduar rëndë një person.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Rajonit të Pejës, Driton Rugova, i lënduari është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të marrë në këtë aksident.

“Rreth orës 12:30 policia ka marrë informacione për një vetaksident në bjeshkët e Deçanit ku një person ka pësuar lëndime trupore. Fillimisht është dërguar në Spitalin e Pejës por për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, tha Rugova.

KALLXO.com raportoi se një automjet është rrokullisur teksa ishte pjesë e organizimit “Off Road”.

Sipas fotografive të siguruara nga KALLXO.com, automjeti është dëmtuar tërësisht.