Foto: Facebook

Fizikanti Jon Syla pranohet në Harvard University

Nxënësi nga Kosova, Jon Syla është pranuar për të studiuar fizikë dhe neuroshkencë në njërin ndër top universitetet më të mira të botës, në Harvard University në SHBA.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Atomi, institut ku Syla ka qenë pjesëtar.

“Ky sukses i jashtëzakonshëm i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit të tij intelektual, i talentit të tij për fizikë dhe i punës së tij të palodhshme. Veç këtyre, ky sukses i Jonit do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale”, thuhet në njoftimin e tyre.

Instituti Atomi i ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuuar në realizimin e potencialit të Jonit dhe në arritjen e këtij suksesi.

“Me këtë rast, një falënderim të veçantë e meriton Bleron Baraliu nga Instituti ATOMI, i cili e ka ndihmuar Jonin gjatë procesit dhe procedurave të aplikimit në Harvard University, si dhe i ka ofruar atij referenca profesionale dhe kredibile për pranim në Harvard University!”, thuhet në fund të njoftimit.