Arrestohet pronari i spitalit ‘Sirona’, Shefqet Lulaj

Policia e Kosovës ka njoftuar dje për arrestimin e tre të dyshuarve të premten për transplantim të kundërligjshëm të qelizave dhe organeve njerëzore.

KALLXO.com merr vesh se dy prej të arrestuarve janë shtetas të Turqisë e njëri i Kosovës.

Sipas burimeve të KALLXO.com, shtetasi i Kosovës i arrestuar në operacionin e Policisë është dr. Shefqet Lulaj, pronar i spitalit “Sirona” që gjendet në Qagllavicë.

Në raportin e përditshëm, Policia ka njoftuar dje vetëm se “Njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat dhe janë sekuestruar si provë materiale kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme”.

https://kallxo.com/policia-kontrollon-spitalin-privat-tre-te-arrestuar-per-trafikim-organesh-e-qelizash/

www.kallxo.com