Aksidentohet një fëmijë në Rahovec

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave dhe një këmbësori në Rahovec, të mërkurën, në orën 13:00.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori që është fëmijë e cila është në tretman mjekësor në QKUK.

“Në lidhje me rastin ngasësi i veturës që fillimisht e ka shkaktuar aksidentin, mashkull K/Shqiptar me vendim të prokurorit ndalohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.