Aksident i rëndë në Vushtrri (FOTO)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në Vushtrri.

Siç shihet në disa foto të siguruara nga KALLXO.com, në aksident janë të përfshira dy vetura.

Dëmtime kanë pësuar dy veturat, por në gjendje më të rëndë duket të jetë një “Golf 2”.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit as nëse ka të lënduar.

Policia është në vendin e ngjarjes.