ilustrim

25 të vdekur nga shpërthimi i vullkanit

25 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të lënduar pas shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemala.

Vullkani rreth 40 kilometra i ndodhur në jug-perëndim të kryeqytetit Guantemala ka lënë prapa pluhur të madh, gurë dhe tym të zi.

Agjencia për menaxhimin e krizave ka thënë se një pjesë e llavës ka prekur një fshat, duke shkatërruar shtëpi, brenda së cilave kishte edhe njerëz, raporton BBC.

Edhe aeroporti është mbyllur për shkak të pluhurit.

Në vend është shpallur gjendje emergjente për shpërthimin më të madh që prej vitit 1974.