Kadri Veseli në një takim me qytetarë - Foto: Facebook

Veseli: Rritje e Pagave për Sektorin Publik për 30 %

Bartësi i listës së koalicionit PDK-AAK-Nisma, Kadri Veseli, gjatë një takimi me simpatizues të partisë që e drejton ai në Malishevë ka premtuar rritje të pagave për gjithë sektorin publik për 30 për qind.

Në mesin e premtimeve që i ka dhënë ai me këtë rast ishte edhe rritja e pensioneve për 25 për qind.

Duke shpalosur programin e koalicionit, Veseli tha se do të dyfishohet buxheti për bujqësinë dhe se do të rriten subvencionet e grantet.