Vuçiq në Konferencë | Foto: KAllxo.com

Vuçiq: Po Flasim me Ata që na e Rrëmbyen Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq tha sot se nuk po bisedohet me shqiptarët, por me ata që na e rrëmbyen Kosovën.

Në një intervistë për Pink TV, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se nuk po bisedohet në shqiptarët.

“Nuk janë kundërshtarë, as bashkëbisedues për çështjen e Kosovës shqiptarët, por ata që krijuan këtë shtet dhe na e morën atë territor”, tha Vuçiq.

Ai më tutje deklaroi se për Kosovën po flitet me ShBA-në, Britaninë e Madhe dhe me disa shtete të Bashkimit Europian.

Presidenti serb konstatoi se bashkësia ndërkombëtare është me Prishtinën.

Ai deklaroi se po paguhet për politikën e gabuar të udhëhequr më herët.

“Dëgjoj që disa thonë se do të japim territor për fabrika. Çfarë keni bërë ju. Gjatë kohës sonë Kosova shpalli pavarësinë. Dëshironi të mos e paguajmë çmimin?”, pyeti Vuçiq.