Vetura 3Z Rrafshon Mburojat e Rrugës

Një makinë zyrtare është përplasur me mburojat e rrugës në rrugën Prishtinë-Pejë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën e cila dërgon në drejtim të Pejës. Kallxo.com ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës në raportin e saj nuk ka njoftuar për ndonjë aksident me të lënduar në këtë zonë.