Treni nuk Lëviz nga Rashka

Treni me simbolet politike e fetare serbe edhe pse u ndal në Rashkë për një pauzë 15 minutëshë, nuk është nisur më nga andej, prejse erdhi në këtë stacion pas orës 16:00.

Reporteri i KALLXO.com në këtë tren ka marrë vesh se treni nuk po e vazhdon rrugën drejt Kosovës për shkaqe sigurie,

Sipas tij, udhëtarët që kanë paguar biletën e trenit dhe kanë nevojë të vijnë në Kosovë, janë dukë e pritur një autobus për t’u transportuar me të.

KALLXO.com solli foto dhe video të brendësisë e jashtësisë së trenit, ndërsa informoi se ky tren e ka të shkruar gabimisht në serbisht shprehjen “Kosova Është Serbe”.

http://kallxo.com/treni-simbolet-serbe-mberrin-ne-rashke/

http://kallxo.com/treni-si-kishe-nga-brenda/

http://kallxo.com/kosova-eshte-serbe-shkruhet-gabimisht-ne-tren/

Nisja e këtij treni shkaktoi reagime të shumta në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi shkroi sot në Facebook se ky tren nuk duhet të lejohet të hyjë në Kosovë, ngase me të po udhëtojnë edhe persona që e kanë të ndaluar të hyjnë në tokën kosovare.

Mediet serbe kanë raportuar gjatë ditës se në tren ndodhet edhe Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Dje Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që të mos e lejojë hyrjen e këtij treni në Kosovë.