Blerim Peci | Foto: Facebook

Thaçi: Kosovës do t’i Mungojë Humori i Blerimit

Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook se e ka pikëlluar lajmi për vdekjen e aktorit dhe humoristit kosovar Blerim Peci.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të aktorit nga Mitrovica, Blerim Peci”, shkroi Thaçi.

Ai më tutje konstatoi se Kosovës do t’i mungojë humori i Blerimit.

“Kosovës do t’i mungojë humori dhe krijimtaria e tij artistike. Ngushëllime familjes Peci dhe gjithë komunitetit të artistëve”, vijoi postimi i Thaçit.

Blerim Peci që kohëve të fundit ishte pjesë e emisionit humoristik “Vikendi” vdiq në orët e hershme të ditës së sotme.

http://kallxo.com/vdiq-komediani-kosovar/